Categories Lajme

Aksi Thumanë-Rrogozhinë dhe Tuneli i Llogarasë, impakt në ekonomi dhe turizëm

Pas Aeroportit të Vlorës edhe dy projekte të mëdha, do të prezantohen me garë të hapur ndërkombëtare, konkretisht, Aksi Thumanë-Rrogozhinë pjesë e korridorit Adriatiko-Jonian dhe Tuneli i Llogarasë. Të tria këto konsideroheni vepra të rëndësishme dhe me impakt të drejtpërdrejtë në zhvillimin e turizmit dhe rritjen ekonomike të Shqipërisë.

“Ne planifikojmë që të lançojmë tre nga projektet e mëdha infrastrukturore, të cilat janë baza mbështetëse e ekonomisë. Në kuadër të politikës për zhvillimin e turizmit, si një nga strategjitë më të forta për rritjen ekonomike, kjo paketë e tre projekteve të mëdha infrastrukturore lançohet brenda pak javësh”, ka bërë të ditur ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë Belinda Balluku gjatë prezantimit të proriteteve për zhvillimin e infrastrukturës në 2020. Pas hapjes së garës një ditë më parë për ndërtimin e aeroportit ndërkombëtar të Vlorës, që sikurse ka nënvizuar Balluku “do jetë një aeroport ndërkombëtar i përmasave të një kategorie të lartë, pra më e lartë se TIA”, ajo ka bërë me dije investime të tjera me impakt në turizëm dhe ekonomi.

“Një nga projektet agresiv që ne besojmë se është i një rëndësie të veçantë për zhvillimin e turizmit, por edhe për konektivitetin, si një nga elementët më të rëndësishëm të bashkëpunimit rajonal, është aksi i kategorisë A2, i cili parashikohet të ndërtohet, si pjesë e korridorit Adriatiko-Jonian nga Thumana në Rrogozhinë. Dhe për të plotësuar këtë paketë, një tjetër element i rëndësishëm strategjik, që jo vetëm plotëson logjistikën moderne të turizmit, por konsiderohet nga ne si një element i sigurt i nxitjes ekonomike dhe ky është dhe tuneli i Llogarasë”, ka deklaruar Balluku. u shpreh më herët ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë Belinda Balluku gjatë prezantimit të p/buxhetit në komisionin e Veprimtarive Prodhuese.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Protesta kundër resortit luksoz në Rrjoll/ Banorët shembin rrethimin prej hekuri dhe futen në kantier, përplasje me policinë

Banorët e Rrjollit janë ngritur sërish në protestë kundër ndërtimit të resortit luksoz të në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ndërtoi pa leje/ Arrest në shtëpi për punonjësin e Policisë Sarandë, Ajdin Islamaj

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (AMP) ka zbuluar prova të reja në hetimin ndaj punonjësit të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Himarë, Policia shpëton 5 turistë të huaj, njëra u gjet e lënduar!

Policia Kufitare në Himarë ka ndërhyrë në dy raste në zonën e Gjiri i Filikurit,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zhdukja e Eglant Koçit, reagon drejtori i Policisë së Tiranës: Një strukturë e posaçme po punon për gjetjen e trupit

Drejtori i Policisë së Tiranës ka reaguar në lidhje me rastin e zhdukjes së Eglant…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vrasja në Paskuqan, autori ende në arrati/ RENEA dhe policia kontrollojnë mbi 20 banesa

Autori i dyshuar i vrasjes së 28-vjeçarit Ardian Baloshi në Paskuqan, Sadik Llanaj, vijon të…

LEXO ME SHUME