Dy anije lundrimi janë përplasur paraditen e kësaj të premteje. Përplasja ndodhi në portin e ishullit Cozumel të Meksikës, ndërsa u raportua për një person të lënduar lehtë ndërsa pati edhe evakuime. Videot dhe imazhet e postuara në mediat sociale tregojnë momentin e përplasjes. Pamjet tregojnë gjithashtu edhe dëme në pjesën e pasme të njerës prej anijeve.

