Categories Lajme

Shiste drogë afër shkollave, në pranga 24-vjeçari

Ka përfunduar në pranga shtetasi L. S., 24 vjeç, për shitje të lëndëve narkotike pranë shkollave në zonën e Kombinatit.

Si rezultat i megaoperacionit policor “Tempulli”, në afërsi të një shkolle në rrugën “Haki Stërmilli” , u kap dhe u arrestua në flagrancë, 24-vjeçari, banues në Krujë.

Të riut i’u sekuestrua një sasi lënde narkotike cannabis sativa, një pjesë e ndarë në doza të gatshme për shitje.

Njoftimi i policisë:

Tiranë/Vijon megaoperacioni policor i koduar “Tempulli”, për goditjen e veprimtarisë kriminale të shpërndarjes së lëndëve narkotike, në afërsi të shkollave.   

Evidentohet dhe goditet një tjetër rast i shpërndarjes së lëndëve narkotike në afërsi të shkollave. Kapet dhe vihet në pranga 24-vjeçari që kryente këtë veprimtari kriminale. 

Sekuestrohet sasi lënde narkotike cannabis sativa, një pjesë e ndarë në doza të gatshme për shitje.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 6, në vijim të veprimeve intensive operacionale të kryera në kuadër të megaoperacionit policor mbarëkombëtar, antidrogë, të koduar “Tempulli”, pasi kanë siguruar informacion se në afërsi të shkollave në Kombinat, një shtetas shiste lëndë narkotike, kanë organizuar punën për kapjen dhe vënien e tij përpara përgjegjësisë ligjore.

Si rezultat, në afërsi të një shkolle në rrugën “Haki Stërmilli” , u kap dhe u arrestua në flagrancë shtetasi L. S., 24 vjeç, banues në Krujë.    

Gjatë kontrollit fizik ndaj 24-vjeçarit dhe kontrollit në banesë, shërbimet e Policisë  kanë gjetur sasi lënde të dyshuar narkotike kanabis, një pjesë të ndarë në doza, gati për shitje. Lënda narkotike u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.   

Nga verifikimet e kryera ka rezultuar se ky shtetas, pasi siguronte lëndë narkotike kanabis, e ndante në doza, të cilat i shiste më pas në afërsi të shkollave, në zonën e Kombinatit.     

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme. 

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

E rëndë në Maliq/ Ndërron jetë në banesë 14-vjeçari, vuante nga epilepsia dhe probleme në zemër

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në fshatin Vreshtas të bashkisë Maliq, ku një 14-vjeçar…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Skandali i ndërtimeve pa leje në Ksamil/ Gjykata liron ish-oficerin Irakli Koçiaj, i vetmi nga 8 të arrestuarit që hetohet në liri

Gjykata e Sarandës ka vendosur këtë të premte masën e sigurisë “detyrim për paraqitje” për…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Korçë/ Shoferi 76-vjeçar përplasi nënë e bir në rrugë, 3-vjeçari ndërroi jetë në spital

Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin Korçë-Ersekë, në afërsi të fshatit Kamenicë, ku…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e premte 12 qershor 2026

Dashi Te dashuruarit do kalojnë një dite paksa te vështirë. Duhet te tregoheni paksa me…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Saranda kryeson listën e destinacioneve bregdetare më të lira në Evropë për verën 2026.

Saranda është renditur në krye të listës së katër destinacioneve bregdetare më të lira në…

LEXO ME SHUME