Categories Lajme

Shkaktoi aksidentin me vdekjen e pasagjerit 37-vjeçar, policia arreston shoferin

Një ditë pas aksidentit me vdekjen e një 37-vjeçari, policia e Elbasanit ka vënë në pranga shoferin, shtetasin me iniciale K.K 21 vjeç nga Belshi.

Sipas policisë, i riu është arrestuar pasi drejtonte makinën në gjendje të dehur.

Mbrëmjen e djeshme (14 tetor), 21-vjeçari ka humbur kontrollin mbi drejtimin e mjetit dhe është përplasur me mbrojtësen metalike të rrugës dhe për pasojë ka vdekur pasagjeri në këtë automjet.

“Në vijim të informacionit paraprak të dhënë mbrëmjen e djeshme, për një aksident rrugor në aksin “Kuçovë-Belsh”, ju bëjmë me dije se specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë shtetasin K. K., 21 vjeç, banues në Belsh, pasi duke drejtuar në gjendje të dehur, automjetin, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e tij, automjeti është përplasur me mbrojtësen metalike të rrugës dhe si pasojë ka ndërruar jetë shtetasi U. Sh., 37 vjeç, pasagjer në këtë automjet”, thuhet në njoftimin e policisë.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Shtunë 31 Tetor 2026

Dashi Marrëdhënia juaj me partnerin do ketë goxha përmirësime sot. Do i harroni  mosmarrëveshjet e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tragjedi në Itali, 20-vjeçari shqiptar përplaset nga një makinë për vdekje

Një 20-vjeçar shqiptar ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti të rëndë të ndodhur…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zjarr i madh gjatë natës në magazinat e ish-NPA-së në Gjirokastër, ndërpritet energjia elektrike në gjysmën e qytetit

Zjarr i madh gjatë natës në magazinat e ish-NPA-së në Gjirokastër, ndërpritet energjia elektrike në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zjarr në fabrikën e kafesë në Pogradec, dyshohet për shkëndijë elektrike

Zjarr në fabrikën e kafesë “Thomas Enkelana” në Pogradec, dyshohet për shkëndijë elektrike Një zjarr…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dua Lipa fiton betejën ligjore kundër tregtimit të produkteve false në emrin e saj, ja sa milionë paund ka fituar këngëtarja shqiptare

Dua Lipa fiton betejën ligjore kundër tregtimit të produkteve false në emrin e saj, ja…

LEXO ME SHUME