Categories Lajme

Shkarkohet Afrim Qendro, kush është ish-ministrja që emërohet në krye të ARRSH-së

Është shkarkuar drejtuesi i Autoritetit Rrugor Shqiptar, Afrim Qendro. Lajmi bëhet i ditur nga burime për Fax News, ndërsa në vendin e tij pritet që të emërohet Sonila Qato, ish-ministrja e Sipërmarrjes, e cila u shkarkua pak ditë më parë nga ana e kryeministrit Edi Rama.

Shkarkimi i Qendros vjen pas skandalit me kompaninë DH Albania, për shkak të projektit korruptiv të Unazës së Madhe.

Jo më larg se dje po lidhur me këtë kompani fantazmë u shkarkua dhe kreu i OST-së Klodian Gradeci, ndërsa në vendin e tij u emërua Skerdi Drenova.

Si Qendro ashtu dhe Gradeci u thërritën rreth një javë më parë në prokurori, për të dhënë llogari lidhur me rolin e tyre në firmosjen e tenderave të dyshimtë. Pas kompanisë DH Albania ka dyshime se fshihet biznesmeni Bashkim Ulaj dhe kompania e tij Gener 2.

Në të njëjtën ditë me shkarkimet e dy drejtorëve të rëndësishëm, qeveria Rama u tërhoq dhe nga koncensioni i aksit rrugor Thumanë-Kashar, që po ashtu ishte përfituar nga ana e kompanisë Gener 2, nëpërmjet ofertës së pakërkuar.

Afera e Unazës së Madhe duket se ka shkaktuar një tërmet të vërtetë në qeverinë Rama, dhe nuk po ndalet dhe me shkarkimin e gjysmës së kabinetit qeveritar.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Shpërthen gazi gjatë furnizimit të një makine te ‘Brryli’, plagosen 3 punëtorë

Një shpërthim ka ndodhur mëngjesin e kësaj të mërkure në zonën e Brrylit, në pikën…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Situata me zjarret, 14 vatra mbeten aktive, 9 janë në monitorim!

Ministria e Mbrojtjes ka përditësuar situatën e zjarreve gjatë 24 orëve të fundit. Sipas të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

22-vjeçari shqiptar plagos rëndë marokenin

Një konflikt i nisur dyshohet për motive xhelozie përfundoi në një përleshje të përgjakshme pranë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pranga të riut në Fier! Arrestohet edhe një 60-vjeçar për zjarrvënie, nën hetim dy të moshuar

Policia ka vënë në pranga dy persona si autorë për zjarret në Eskaj e Hasturkas.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Greqia rrit pensionet dhe pagat: 400 euro bonus, paga minimale 1000 euro

Qeveria greke ka prezantuar një paketë të re masash ekonomike për pensionistët, punonjësit e sektorit…

LEXO ME SHUME