Categories Lajme

Shkarkohet gjyqtari i Elbasanit Bujar Musta

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ditën e sotme ka shkarkuar nga nga detyra gjyqtarin e Elbasanit, Bujar Musta. Vetingu ka vërejtur se ai ka pasur probleme të theksuar me pasurinë, kriterin moral dhe atë profesional. Procesi i vetingut për gjyqtarin Musta u krye nga trupa gjyqësore e kryesuar nga Olsi Komici, me relator Lulzim Hamitajn dhe anëtare Suela Zhegun.

Në cilësinë e vëzhguesit ndërkombëtar ishte i pranishëm Francesco Ciardi. Bujar Musta e ka nisur karrierën në sistemin e drejtësisë në vitin 1993 dhe punon prej më shumë se dy dekadash si gjyqtar në Gjykatën e Rrethit Elbasan. Në vitin 2014, Musta i është nënshtruar një procedimi disiplinor dhe ka marrë “vërejtje me paralajmërim” nga Këshilli i Lartë i Drejtësisë.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

“Mami, kam frikë, mësuesja më godet”/ Nëna e 4-vjeçarit në Korçë rrëfen tmerrin në kopsht: E gjeta duke i bërtitur

Detaje të reja janë zbardhur lidhur me arrestimin e edukatores në Korçë, e cila u…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

LONDËR/ Shkatërrohet grupi i dyshuar kriminal shqiptar pas dy vitesh hetime, 10 të arrestuar!

LONDËR/ Shkatërrohet grupi i dyshuar kriminal shqiptar pas dy vitesh hetime, 10 të arrestuar! Një…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

PROTESTA/ Sindikata e Universiteteve bojkoton sërish mësimin, Kovaçi: Me studentët deri në fund!

Sindikata e Punonjësve të Universiteteve ka bojkotuar edhe këtë të premte, më 23 tetor, procesin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Të dielën nis koha dimërore, akrepat kthehen 60 minuta prapa

Të dielën e fundit të tetorit akrepat e orës do të zhvendosen pas për 60…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Enjte 22 Tetor 2026

Dashi Dashuria do shkoje me se miri sot për ju qe jeni ne një lidhje.…

LEXO ME SHUME