Asistentja e presidentit amerikan, Donald Trump është detyruar të japë dorëheqjen nga Shtëpia e Bardhë pasi zbuloi informacione sekrete për familjen e tij. Madeleine Westerhout u hoq nga puna papritur të enjten pasi Trump mësoi se ajo u tregoi gazetarëve informacionet gjatë një darke në fillim të muajit gusht.
29-vjeçarja po pinte dhe po mburrej për eksesin që kishte në të dhënat personale të presidentit gjatë pushimeve në New Jersey, raporton CBS News. Westerhout punoi me Trump që ditën e parë të presidencës së tij. Ndërkohë që Shtëpia e Bardhë nuk ka pranuar të komentojë për largimin e saj.
