Categories Lajme

Shkarkohet përgjegjësja e Agjencisë Shtetërore të Kadastrës së Durrësit, qytetarët pa shërbime

Me urdhër të drejtorit të përgjithshëm është shkarkuar përgjegjësja e sektorit të sportel-kadastrës Albana Gjoni, e cila kishte dhe të drejtën e nënshkrimit të çdo dokumenti dhe akti administrativ të këtij sektori, si dhe të nënshkrimit elektronik. Në mungesë dhe të drejtorit të Kadastrës R. Xhaja, gjatë dy ditëve të fundit, qytetarët sot nuk kanë mundur të marrin shërbime të ndryshme, si regjistrim të lejeve të legalizimit, kontratave të shitjes etj., apo dhe vetëm informacion, kthim përgjigje nga Kadastra e Durrësit.

Kjo kadastër është gjetur me shkelje të mëdha dhe ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja ka kërkuar masa disiplinore për personelin e saj. Tre ditë më parë, Manja deklaroi se i ka propozuar Drejtorisë Shtetërore të Kadastrës, shkrirjen e Agjencisë së Kadastrës Durrës. “Pra praktikisht, ne i kemi referuar Drejtorit të Agjencisë Shtetërore të Kadastrës shkrirjen e kësaj drejtorie.

Nga drejtori i ASHK-së Durrës, tek përgjegjësi i sektorit të hartografisë, specialist i hartimit të hartografisë, përgjegjësi i sektorit të kalimit të pronësisë dhe dhjetë specialistë të kësaj drejtorie. Janë 215 dosje legalizime objektesh që janë marrë në shqyrtim nga inspektorët tanë vetëm për periudhën gusht-tetor 2021, ku ka rezultuar se këto dosje mungonin dokumentacionet që kërkon ligji. Një praktikë pune abuzive dhe fiktive pa vetëdeklarime, pa akte evidentimi në terren, pa kartela të pasurisë apo statusit juridik të pronës, pa harta tregues dhe një sërë shkeljesh të tjera”, tha ai.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Krujë/ Grabitet një pikë karburanti

Një pikë karburanti në Krujë është grabitur me armë gjatë natës. Policia ka identifikuar dhe…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Është ndarë nga jeta mbrëmjen e së hënës mjeku i njohur pediatër Edi Tushe

Është ndarë nga jeta mbrëmjen e së hënës mjeku i njohur pediatër Edi Tushe. Lajmin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aktorja e njohur turke ndërron jetë në moshën 35-vjeçare…

Aktorja turke, Ece Irtem, e njohur për rolin e saj si Isil në serialin “One…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Mimoza Ahmeti fiton Ferma Vip 3

Poetja Mimoza Ahmeti ka triumfuar në edicionin e tretë të Ferma Vip. Ndryshe nga cfare…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zbulohet ‘foleja’ e prostuticionit në Fier, arrestohen dy kolumbiane

Dy kolumbiane 20 dhe 30-vjeçe kanë rënë në prangat e policisë së Fierit për prostitucion. D.C dhe G.C…

LEXO ME SHUME