Categories Lajme

Vettingu shkarkon prokuroren e Kukësit Fahrije Gjana

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit shpalli të premten vendimin për shkarkimin nga detyra të prokurores së Kukësit, Fahrije Gjana (Vata). Sipas Komisionit, pas shqyrtimit të provave dhe shpjegimeve u konkludua se nuk kishte vend për riçeljen e hetimit administrativ për dy kriteret e tjera, pastërtinë e figurës dhe profesionalizmin dhe vendimarrja për shkarkimin u mor bazuar në gjetjet për pasurinë. Gjatë seancës dëgjimore të mërkurën më 26 janar, u konstatua përfitimi i një kredie të butë në mënyrë të kundërligjshme dhe u ngritën dyshime për vërtetësinë e një dokumenti të dorëzuar si provë për marrjen e një huaje. Po ashtu, Komisioni ngriti dyshime edhe për prona të fshehura.

Nga analiza financiare paraprake, prokurorja e Kukësit Fahrije Gjana (Vata) ka rezultuar me balanca negative për disa pasuri, në vlerën totale 4 milionë lekë. Gjana dha shpjegime në mënyrë të përmbledhur për barrën e provës dhe u shpreh se kishte arritur të provonte të kundërtën, si dhe kërkoi riçeljen e hetimit për dy kriteret e tjera. Trupa e KPK që kreu procesin e rivlerësimit për prokuroren Gjana kryesohej nga Firdes Shuli, me relator Olsi Komicin dhe anëtare Valbona Sanxhaktarin. Në cilësinë e vëzhguesit ndërkombëtar ishte i pranishëm Steven Kessler.Fahrije Gjana (Vata) e ka filluar karrierën në sistemin e drejtësisë në vitin 2003 dhe punoi prej gati dy  dekadash si prokurore në Prokurorinë e Rrethit Kukës.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Një zjarr i përmasave të konsiderueshme ka përfshirë kodrat e Myselimit dhe Bardhajve në zonën e Shkodrës, duke rrezikuar edhe banesat

Një zjarr i përmasave të konsiderueshme ka përfshirë kodrat e Myselimit dhe Bardhajve në zonën…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident tragjik në aksin Cërrik-Elbasan, 31-vjeçari humb jetën pasi përplaset me barrierën e rrugës

Ky  aksident rrugor fatal i ndodhur më 4 shtator 2026, rreth orës 23:30, në aksin Cërrik–Elbasan. Sipas…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vorë\ Shpërthim me lëndë plasëse në derën e një banese

Shpërthim me lëndë plasëse në Vorë, dëme të lehta materiale Një shpërthim me lëndë plasëse…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Fier, zhduket celulari që iu kap të dënuarit, AMP pezullon nga detyra 4 punonjës

Nga njoftimi i AMSEVP rezulton se bëhet fjalë për një hetim penal të lidhur me zhdukjen…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dy ‘fole’ prostitucioni në Tiranë, pranga dy brazilianeve dhe kolumbianes

Policia e Tiranës ka goditur dy raste të ushtrimit të prostitucionit në kryeqytet, aktivitet i…

LEXO ME SHUME