Categories Lajme

Seanca dëgjimore me banorët e ‘5 Majit’, mungon Erion Veliaj

Komisioni i Ligjeve, po zhvillon një seancë dëgjimore të kërkuar nga opozita për shembjen e banesave tek 5 Maji. Në seancë dëgjimore janë thirrur kryebashkiaku Erion Veliaj, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Gledis Nano, Avokati i Popullit dhe përfaqësues nga banorët. Ndërkohë, mësohet se kryetari i Bashkisë, Erion Veliaj nuk është paraqitur në Komisionin e Ligjeve, por argumenton me shkresë qëndrimin e Bashkisë. Nga ana tjetër, përfaqësuesja e PD-së, deputetja Dhurata Çupi, ka kërkuar që të shtyhet seanca dëgjimore derisa të vijë kryebashkiaku Veliaj.

E shtyjmë deri sa të jetë kryetari i Bashkisë, është çështje mbijetese e banorëve, në mes të dimrit janë nxjerrë jashtë, nuk i është dhënë asnjë mundësi strehimi, janë prishur banesa në tetor dhe akoma nuk kanë marrë bonusin e strehimit, marrëveshjet janë  copa letrash ku askush nuk kupton çfarë merr dhe çfarë jep. Çdo ditë prishen nga 3 banesa. Abuzim me detyrën e kryebashkiakut Erion Veliaj”, tha Çupi.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Greqia rrit pensionet dhe pagat: 400 euro bonus, paga minimale 1000 euro

Qeveria greke ka prezantuar një paketë të re masash ekonomike për pensionistët, punonjësit e sektorit…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arrestohet shqiptari në Itali me 41 kg drogë të fshehura në kompresor

Një 39-vjeçar shqiptar është arrestuar nga policia italiane pasi në furgonin që drejtonte u zbuluan…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

6 celularë në burgun e Durrësit, dyshohet se u përkasin të dënuarve

Detaje të reja janë zbardhur nga aksioni në burgun e Durrësit, ku u gjetën 6…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zjarri vijon prej 24 orësh në Shkodër, flakët përfshijnë Bardhajt

Zjarri vijon të jetë aktiv prej rreth 24 orësh në kodrat e Bardhajve në Shkodër,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zjarr në Syrin e Kaltër, digjen 4 kioska

Rreth orës 00:05 të datës 6 shtator, një zjarr ra në hyrje të Syrit të…

LEXO ME SHUME