Categories Lajme

Shkelën rregullat e policisë kufitare, gjobiten deri në 110 mijë lekë drejtuesit. Në Dhërmi u bllokuan 3 mjete lundruese

Policia Kufitare ka bllokuar 7 mjete lundruese në qytetet si Saranda e Durrësi pasi lëviznin jashtë zonave të përcaktuara dhe pa dokumentet e nevojshme në bord.

Mësohet se mjetet e bllokuara janë 1 varkë turistike, 2 skafë, 3 Jet Ski dhe 1 gomone si dhe janë dënuar me masë administrative drejtuesit e mjeteve 10 000 lekë të rinj – 110 000 lekë të rinj.

Njoftimi i policisë:

Kontrolle, punë verifikuese, angazhim profesional dhe human, në të gjithë vijën bregdetare të vendit, për të parandaluar paligjshmëritë, si dhe për t’i shkuar në ndihmë turistëve në nevojë.

Nga Saranda në Durrës, bllokohen 7 mjete lundruese (1 varkë turistike, 2 skafë, 3 Jet Ski dhe 1 gomone) të cilat lëviznin jashtë zonave të përcaktuara dhe pa dokumentet e nevojshme në bord.

-Ndëshkohen me masa administrative nga 10 000 lekë të rinj – 110 000 lekë të rinj, secili nga drejtuesit e tyre.

Iu përmbys varka me vela, nga era, dhe ra në ujë, shërbimet e SPK Shëngjin i shkojnë në ndihmë turistit italian i cili rrezikonte të mbytej.

Shërbimet e Departamentit të Policisë Kufitare, në zbatim të planit të posaçëm të masave, që ka si objektiv kryesor, mbarëvajtjen e plotë të sezonit turistik, kanë vijuar kontrollet nga toka dhe deti, për të verifikuar ligjshmërinë e drejtimit të mjeteve lundruese, si dhe për të parandaluar ngjarjet me pasoja për jetën dhe shëndetin e pushuesve. Si rezultat i kontrolleve dhe i verifikimeve të menjëhershme, u bllokuan 7 mjete të tjera lundruese, konkretisht:

-Në Dhërmi u bllokua një mjet lundrues për argëtim “Jet Ski”, që lëvizte jashtë zonës së përcaktuar dhe pa dokumentet e nevojshme në bord. Drejtuesi i këtij mjeti lundrues u ndëshkua me masë administrative 110 000 lekë të rinj;

-Në Dhërmi u bllokua edhe një varkë turistike, drejtuesi i së cilës e ushtronte këtë veprimtari ekonomike, për turistët dhe për pushuesit, i papajisur me licencën përkatëse. Për këtë paligjshmëri, ky shtetas u ndëshkua me masë administrative 100 000 lekë të rinj.

-Në Sarandë u bllokua një mjet lundrues skaf me fuqi të madhe motorike, pasi duke qenë se lëvizte në zonë të ndaluar, përbënte rrezik për pushuesit. Drejtuesi i këtij mjeti lundrues u ndëshkua me masë administrative 100 000 lekë të rinj.

-Gjithashtu, në Dhërmi u bllokuan 3 mjete lundruese (gomone, skaf dhe Jet Ski), që lëviznin pa dokumentet e nevojshme në bord. Drejtuesit e këtyre mjeteve lundruese u ndëshkuan me masa administrative nga 10 000 lekë të rinj secili.

-Në Durrës u bllokua një mjet lundrues për argëtim “Jet Ski”, që lëvizte pa dokumentet e nevojshme në bord. Drejtuesi i këtij mjeti lundrues u ndëshkua me masë administrative 10 000 lekë të rinj;

Monitorimi i hapësirës bregdetare dhe asaj detare vijon.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Shpërthen gazi gjatë furnizimit të një makine te ‘Brryli’, plagosen 3 punëtorë

Një shpërthim ka ndodhur mëngjesin e kësaj të mërkure në zonën e Brrylit, në pikën…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Situata me zjarret, 14 vatra mbeten aktive, 9 janë në monitorim!

Ministria e Mbrojtjes ka përditësuar situatën e zjarreve gjatë 24 orëve të fundit. Sipas të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

22-vjeçari shqiptar plagos rëndë marokenin

Një konflikt i nisur dyshohet për motive xhelozie përfundoi në një përleshje të përgjakshme pranë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pranga të riut në Fier! Arrestohet edhe një 60-vjeçar për zjarrvënie, nën hetim dy të moshuar

Policia ka vënë në pranga dy persona si autorë për zjarret në Eskaj e Hasturkas.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Greqia rrit pensionet dhe pagat: 400 euro bonus, paga minimale 1000 euro

Qeveria greke ka prezantuar një paketë të re masash ekonomike për pensionistët, punonjësit e sektorit…

LEXO ME SHUME