Categories Lajme

Shkencëtarët: Përgatituni për një infeksion të ri të rrezikshëm

Shkencëtarët paralajmërojnë se bota do të goditet nga një pandemi e re dhe se kjo është thjesht çështje kohe. Ndaj ata u bëjnë thirrje vendeve në të gjithë botën që të përgatiten për të parandaluar një infeksion të ri vdekjeprurës.

Në një laborator të Londrës po testohen rreziqet më të mëdha që i kanosen njerëzimit. Disa vullnetarë të shëndetshëm ekspozohen ndaj patogjenëve në mënyrë që shkencëtarët të mësojnë më shumë rreth sëmundjeve dhe të testojnë vaksinat.

Shkencëtarët thonë se pandemia Covid është larg fundit, pasi ndërsa vaksinat po arrijnë në disa vende, të tjera vende po përjetojnë rritje të infeksioneve. Për më tepër, shkencëtarët paralajmërojnë se COVID-19 nuk është pandemia e fundit që bota do të përjetojë, raporton VOA.

Lawrence Young tha:

Në të ardhmen do të ketë pandemi tjera. Është e qartë se gjithçka ka ndryshuar, kjo e fundit ndryshoi mënyrën se si e shohim një pandemi dhe se si duhet të përgatitemi. Ne të gjithë u zhytëm në një ndjenjë false të sigurisë nisur nga fakti se sëmundjet SARS dhe MERS përhapeshin nga njerëzit që kishin simptoma dhe ajo që ne nuk prisnin ishte shfaqja e një koronavirusi të ri që mund të përhapet nga individë të cilët nuk e dinë se janë infektuar. Pra përhapja e virusit nga njerëz pa simptoma, ishte diçka e ndryshme që na zuri në befasi dhe të gjithë ishim pak naivë.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Shpërthen gazi gjatë furnizimit të një makine te ‘Brryli’, plagosen 3 punëtorë

Një shpërthim ka ndodhur mëngjesin e kësaj të mërkure në zonën e Brrylit, në pikën…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Situata me zjarret, 14 vatra mbeten aktive, 9 janë në monitorim!

Ministria e Mbrojtjes ka përditësuar situatën e zjarreve gjatë 24 orëve të fundit. Sipas të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

22-vjeçari shqiptar plagos rëndë marokenin

Një konflikt i nisur dyshohet për motive xhelozie përfundoi në një përleshje të përgjakshme pranë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pranga të riut në Fier! Arrestohet edhe një 60-vjeçar për zjarrvënie, nën hetim dy të moshuar

Policia ka vënë në pranga dy persona si autorë për zjarret në Eskaj e Hasturkas.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Greqia rrit pensionet dhe pagat: 400 euro bonus, paga minimale 1000 euro

Qeveria greke ka prezantuar një paketë të re masash ekonomike për pensionistët, punonjësit e sektorit…

LEXO ME SHUME