Categories Lifestyle

Shkencëtarët thonë që ky është fajtori kryesor i mbipeshës së femrave

Femrat e dashuruara janë më të prira për të shtuar peshë, prandaj në vitin e parë të lidhjes me partnerin mund të shtojnë edhe deri në katër kilogramë më shumë.

Edhe pse ndihemi më mirë kur në fillim të lidhjes dashurore, theksojnë shkencëtarët që periudha e parë e të dashuruarit mund të ketë ndikim të keq në dukjen tonë, transmeton Telegrafi.

Hulumtimi në të cilin ka marrë pjesë një numër i madh femrash ka sjell vërtet rezultate interesante.

Në të vërtetë, femrat të cilat janë të lumtura në dashuri hanë më shumë se zakonisht dhe janë të prira të shtojnë peshë.

Shkaku është që ndjenja e kënaqësisë të cilën e sjell dashuria te femrat rrit apetitin.

Gjithashtu, më shumë se gjysma e të anketuarave kanë pranuar se kanë qenë më shtatholla derisa nuk kanë qenë të dashuruara, përkatësisht pa partnerë.

Nga ana tjetër, te meshkujt dashuria ndikon krejtësisht ndryshe.

Në të vërtetë, kur gjejnë partnere tëre mashkulli mesatar dobësohet deri në tre kilogramë në vitin e parë.

Megjithatë, disa femra kanë zbuluar edhe shkaktarët e tjerë të shtimit të peshës.

Diç më pak se gjysma për shtimin e peshës kanë fajësuar partnerët e vet, dhe shprehitë e tyre të këqija të ushqimit, të cilat përfshijnë ushqim të yndyrshëm apo edhe ngrënie të tepërt në orët e vona të mbrëmjes.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lifestyle

Si të jetoni më gjatë, ja çfarë është regjimi ushqimor nordik

Regjimi ushqimor Nordik është një mënyrë e të ushqyerit që fokusohet në produktet lokale të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme Lifestyle

Mirëqenia, sa shpenzojnë shqiptarët në vit? Rreth 460 dollarë për frymë

Instituti i Mirëqenies Globale (Global Wellness Institute), i cili njihet si burimi kryesor për kërkime…

LEXO ME SHUME
Categories Lifestyle

Harrojeni çajin me mjaltë, ka një tjetër zgjidhje për dhimbjen e fytit

Keni dhimbje fyti? Në vend që të merrni ibrikun dhe të përgatisni një çaj me…

LEXO ME SHUME
Categories Lifestyle

Obeziteti në rritje edhe te fëmijët në Shqipëri

Pak ditë më parë, një studim i Lancet dhe OBSH tregoi se më shumë se…

LEXO ME SHUME
Categories Lifestyle

Ja pse duhet t’i lani rrobat e reja para se t’i vishni

Kur blini rroba të reja, sigurohuni që fillimisht t’i lani ato mirë, sepse kimikatet e…

LEXO ME SHUME