Categories Lajme

Shkon në 15 numri i personave të prekur nga koronavirusi në Shqipëri

Ka shkuar në 15 numri i personave të prekur me koronavirus në vendin tonë, ndërsa një 73-vjeçare humbi jetën paraditen e sotme.

Në një dalje bashkë me kryeministrin, ministrja Manastirliu tha se në total janë testuar 238 raste.

Ogerta Manastirliu: Janë 238 raste të testuar dhe 15 raste pozitive. Sot kemi testuar 84 raste, nga të cilat 50 personel mjekësor ku kanë dalë rezultatet negative. Ndërsa nga rastet e tjera janë 34 raste të cilat 31 kanë dalë negative dhe 3 pozitive. Janë raste që lidhen me pacientin zero dhe janë futur në sistemin e vetëkarantinimit.

Ministrja dhe edhe lajmin e mirë, se personeli mjekësor në spitalin e Durrësit kanë rezultuar negativ.

Ogerta Manastirliu:  Në kampionin e parë të testimeve që ne kemi realizuar në spitalin e Durrësit tek personeli mjek dhe infermier, dua të informoj se të gjitha testimet kanë rezultuar negativ. Pra mjekët dhe infermierët kanë punuar sipas të gjitha protokolleve. Ndërkohë që vijon kampioni i dytë i analizave.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e premte 12 qershor 2026

Dashi Te dashuruarit do kalojnë një dite paksa te vështirë. Duhet te tregoheni paksa me…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Saranda kryeson listën e destinacioneve bregdetare më të lira në Evropë për verën 2026.

Saranda është renditur në krye të listës së katër destinacioneve bregdetare më të lira në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pamjet nga Shkoza: Si tentoi 23-vjeçari grabitjen me pistoletë lodër

Policia ka publikuar pamjet, kur i riu me inicialet K.Y., 23 vjeç, tentoi të vjedhë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Korçë/ Përplasi me dashje një qen dhe u largua, policia shpall në kërkim drejtuesin e automjetit

Një video e publikuar në rrjetet sociale ka shkaktuar reagime të forta dhe zemërim në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

BE-ja shtrëngon rregullat për migracionin: Nga azili te kthimet, hyn në fuqi reforma e re

Që nga 12 qershori, në të gjithë Bashkimin Evropian ka hyrë plotësisht në fuqi Pakti…

LEXO ME SHUME