Categories Lajme

Shmangu një tjetër fatkeqësi/ Si Klaudia u përpoq ti shpëtonte aksidentit në lumin Osum ?

Ditën e djeshme Klaudia Xhaferaj së bashku me djalin e saj 6-vjeç u është ndërprerë jeta në mes, si pasojë e një aksidenti tragjik të regjistruar mesditën e sotme në qendër të qytetit të Beratit.

E reja, Klaudia Xhaferaj sapo kishte marrë djalin e saj nga shkolla dhe po ktheheshin në shtëpi, por për fat të keq makina me të cilën po udhëtonin përfundoi në lumin Osum.

Pamjet e aksidentit në videon e mëposhtme shihet momenti i aksidentit, ku shihet se shkak ka qenë një parakalim i gabuar nga e reja.

Kjo pasi makina  tip “ML” me targa AA 515 CA me të cilën po udhëtonte e reja, ka hyrë në parakalim, e në tentativë për të shmangur kamionin ka devijuar, duke përfunduar në lumin Osum, pa frenuar aspak.

Detaji tjetër që vihet është se 25 vjeçarja është përpjekur të shmang edhe një tragjedi tjetër pasi pas kamionit ishte një makinë tip “Benz”, të cilën vajza u përpoq ta shmangte. Tani duhet të presim ekspertizën për zbardhjen e ngjarjes e cila përfundoi në një tragjedi ku humbën jetën nënë e bir.

Ndërkohë eksperti i sigurisë rrugore, Artur Sulçe vlerëson se shpejtësia e mjetit që ra dje në lumin Osum me pasojë vdekjen e dy personave ishte normale, por i gjithë problemi qëndron tek cilësia e dobët e barrierës mbrojtëse.

“Ishte shpejtësi normale. Arsyeja e devijimit mund të ketë qenë se mund të ketë lëvizur fëmija, mendoj unë. Një element i rëndësishëm, pamë që elementet e sigurisë rrugore.

Ai gardh duhet ta ruante mjetin. Shpejtësia ishte e ulet. Nëse do ishte brenda standardeve, nuk do ta kishim ngjarjen tragjike.

Sa e preku me, cepin, iku i gjithë. Kjo është cilësia, kjo është Shqipëria, kjo është Rilindja. Sikur e rrëzoi era. Ajo barrierë duhet të duronte 40 ton. Sa e preku parakolpi, barriera ra”, tha eksperti.

Kujtojmë se aksidenti ka ndodhur në orën 14:00 dhe kanë qenë qytetarët të cilët kanë ndërhyrë menjëherë për t’u dhënë ndihmën e parë, por për fat të keq kjo tentativë ka rezultuar e dështuar pasi nënën dhe djalin i nxorën nga makina pa shenja jete.

Rreth 30 minuta, qytetarët kanë bërë të pamundurën që të shpëtojnë nënën dhe djalin, por pa rezultat.

Ato kanë thyer xhamin e makinës duke nxjerrë trupin e fëmijës, dhe më pas ndërhynë për të nxjerrë edhe nënën, por për fat të keq nuk dhanë asnjë shenjë jetë. Bashkëshorti dhe babai i djalit, ishte emigrant në Angli, por kishte vetëm pak ditë që ishte kthyer në vendlindje.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Greqia rrit pensionet dhe pagat: 400 euro bonus, paga minimale 1000 euro

Qeveria greke ka prezantuar një paketë të re masash ekonomike për pensionistët, punonjësit e sektorit…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arrestohet shqiptari në Itali me 41 kg drogë të fshehura në kompresor

Një 39-vjeçar shqiptar është arrestuar nga policia italiane pasi në furgonin që drejtonte u zbuluan…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

6 celularë në burgun e Durrësit, dyshohet se u përkasin të dënuarve

Detaje të reja janë zbardhur nga aksioni në burgun e Durrësit, ku u gjetën 6…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zjarri vijon prej 24 orësh në Shkodër, flakët përfshijnë Bardhajt

Zjarri vijon të jetë aktiv prej rreth 24 orësh në kodrat e Bardhajve në Shkodër,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zjarr në Syrin e Kaltër, digjen 4 kioska

Rreth orës 00:05 të datës 6 shtator, një zjarr ra në hyrje të Syrit të…

LEXO ME SHUME