Categories Sport

Shoku i skuadrës ra pa frymë në tokë: Mammadov evitoi tragjedinë në paraeliminatoret e Conference League

Tragjedia rrezikoi të ndodhte në Conference League, kur në fushë ishin hungarezët e Fehervar kundër Gabala, skuadra azerbajxhanase në të cilën militon Ilkin Qirtimov, i cili pas 30 minutash lojë u shemb përtokë pa ndjenja. Një top i lartë dhe dy lojtarë që tentuan ta arrijnë.

Përplasja ishte e dhunshme dhe më keq e pësoi mesfushori azer që u rrëzua në tokë, duke gëlltitur gjuhën. Kjo është ajo që ndodhi dy ditë më parë në minutën e 33 të ndeshjes së parë të raundit të dytë eleminator të Conference League.

Shokët e tij e kuptuan menjëherë se ai nuk merr dot frymë dhe kërkuan ndihmë të menjëhershme nga mjekët; por para mbërritjes së tyre, kapiteni Asif Mammadov vendosi të ndërhyjë, duke hapur nofullat e shokut të tij të skuadrës: një veprim që, e mbështetur më vonë nga masat mjekësore, rezultoi vendimtare për të shpëtuar jetën e lojtarit, duke shmangur kështu një epilog tragjik, pikërisht siç ndodhi gjatë ndeshjes Danimarkë-Finlandë në Euro 2021, kur mbrojtësi danez, kapiteni i Milanit, Simon Kjaer, i pastroi rrugët e frymëmarrjes Christian Eriksen, e më pas urdhëroi një vendosje skuadre rreth shokut të tij që ishte përtokë duke marrë ndihmën nga mjekët.

Tragjedia këtë herë mund të ndodhte në Hungari, por në fund gjithcka shkoi mirë: lojtari doli me barelë nga fusha, pasi iu kthye vetëdija, u transferua në spital, ku qëndroi nën vëzhgim, por jashtë rrezikut.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Sport

Turqia mundet nga Paraguaji dhe eliminohet nga Botërori

Turqit treguan dominim total ndaj Paraguait që luajti me 10 lojtarë, por edhe këtë herë…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Vasil Ruçi nuk është thjesht një emër në historinë e futbollit vlonjat

Vasil Ruçi nuk është thjesht një emër në historinë e futbollit vlonjat. Ai është një…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Rey Manaj përfshihet në aksident, ku ka rezultuar vetëm dëme materiale

Sulmuesi i Kombëtares shqiptare dhe i skuadrës së Sivasspor-it, Rey Manaj, është përfshirë në një…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Flamurtari i Athinës, një histori vëllazërie përtej kufijve

Pothuajse në të gjitha shtetet e Europës, por edhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës,…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Nesër ndeshja Shqipëri-Angli, policia publikon masat e sigurisë

Policia e Shtetit ka publikuar planin e masave për ndeshjen ndërkombëtare të futbollit Shqipëri –…

LEXO ME SHUME