Categories Lajme

Shoqata e Infermierëve: Po ushtrojnë presion, e kemi të ndaluar të flasim për mediat!

Shoqata e infermierëve të Shqipërisë përmes një reagimi në rrjetet sociale, thotë se pas gatishmërisë që treguan mjekët dhe infermierët, për të folur në lidhje me situatën në spitalet Covid, u është dhënë urdhër që të mos japin intervista për mediat. Sipas deklaratës së Shoqatës së Infermierëve, asnjë specialist që ka kontakt të afërt me sëmundjen dhe pacientët, nuk del të flas më për situatën në vend, por vetëm personat e komitetit të caktuar nga Ministria, vetëm ISHP, apo vetëm 2-3 individ që s’kanë lidhje me specialitetin e sëmundjeve infektive.

Shoqata e Infermierëve me anë të disa pyetjeve, ngre disa shqetësime që stafi mjekësor në vijë të parë me Covid-19, përballet dita ditës. “Sa te vërteta janë shifrat për të shtruarit në Spitale apo mos vallë shifrat janë shumë herë me shumë se deklarohen??? A ka vendi ynë personel mjaftueshëm për përballimin e situatës dhe a ka kapacitete mjaftueshëm për të sëmurët që shtrohen në spitale???

Kur ti jepni përgjigje këtyre pyetjeve atëherë drejtojeni gishtin ndaj personelit”, shkruan shoqata.

Reagimi: “Nuk zgjidhen gjerat me presion… Pas deklarates se bere diten e djeshme dhe kerkeses qe infermieret dhe mjeket qe punojne ne dy spitalet covid vjen presioni ne drejtim te Shoqates dhe shume mjekeve dhe Infermiereve qe ishin te gatshem te flisnin per kete situate. Lind pyetja pse prej kohesh ju eshte dhene urdher mjekeve dhe Infermiereve qe punojne ne keto spitale te mos japin me intervista per mediat???

Pse asnje specialist nuk del te flas me per situaten ne vend por vetem personat e komitetit te caktuar nga Ministria,vetem ISHP apo vetem 2-3 idivid qe skane lidhje me specialitetin e semundjeve infektive??? Sa te verteta jane shifrat per te shtruarit ne Spitale apo mos valle shifrat jane shume here me shume se deklarohen???

Sa eshte numri i mjekeve dhe infermiereve qe punojne ne keto spitale??? Kush eshte protokolli qe ndiqet per mjekimin dhe trajtimin e ketyre te semureve dhe pse akoma nuk ka nje deklarim publik per trajtimin e ketyre te semureve??? Pse nuk deklarohen shkaqet e vdekjeve te pacienteve qe kane nderruar jete deri tani??? Sa i trajnuar dhe sa i sigurte eshte personeli qe sherben ndaj ketyre pacienteve??? Sa eshte numri i mjekeve dhe Infermiereve te prekur nga covid 19 dhe si jane trajtuar ky staf qe u sherben pacienteve??? A ka vendi yne personel mjaftueshem per perballimin e situates dhe a ka kapacitete mjaftueshem per te semuret qe shtrohen ne spitale??? Kur ti jepni pergjigje ketyre pyetjeve atehere drejtojeni gishtin ndaj personelit. Sepse presioni nuk zgjidh asgje vetem sa fut me shume ne depresion stafin qe sherben!!!!!”.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Operacioni/ Kishte fshehur 1.2 kg kokainë në jastëk, prangoset 32-vjeçari shqiptar

Autoritetet italiane kanë arrestuar një 32-vjeçar me origjinë shqiptare në Genova, pasi kishte fshehur 1.2…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Realizohet për herë të parë në QSUT ndërhyrja inovative mini-invazive për bypass koronar: Hap i rëndësishëm drejt kirurgjisë moderne

Në Shërbimin e Kardiokirurgjisë në Qendrën Spitalore Universitare Nënë Tereza u realizua për herë të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Operacioni/ Po ndërtonin brenda në det, 8 të arrestuar në bregdetin e Jugut! Në kërkim pronarja e objektit, njoftohet IKMT të bëjë shembjen

Policia e Sarandës goditi një rast i ndërtimit të paligjshëm në plazhe, duke çuar në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

“Pije helmin vetë mos të gjej të gjallë!” Djali dhe bashkëshortja e tij kërcënojnë dhe DHUNOJNË nënën 80 vjeçare për një lopë, e moshuara me lot në sy: Do më vrasin… (DEBATI)

Një konflikt i rëndë familjar është regjistruar në Pogradec, konflikt ky i nisur për një…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

U hodh nga pallati orët e para të mëngjesit! Ky është i riu që u vetëvra në Shkodër (EMRI)

Një ngjarje tragjike është regjistruar në orët e para të mëngjesit në lagjen “Rus” në…

LEXO ME SHUME