Categories Sport

Xhaka gradohet zyrtarisht kapiten i parë i Zvicrës!

Xhaka është zyrtarisht në të gjitha efektet kapiteni i ri i përfaqësueses zvicerane. Mesfushori me orgjinë shqiptare i cili luan për Arsenalin në Premier League, është graduar si kapiteni i ri i Zvicrës pas tërheqjes nga kombëtarja të veteranit Stephan Lichtsteiner.

Xhaka e ka mbajtur edhe më parë shiritin në ndeshjet që nuk ishte në formacion ish-mbrojtësi i Juventusit dhe Arsenalit pasi ishte zëvendës kapiten, por tashmë shiriti i përket vetëm 27-vjeçarit nga Kosova. Ndërkohë, rreth kësaj lëvizje është shprehur edhe vetë futbollisti me origjinë shqiptare, i cili shprehet se kjo ishte një ëndërr e madhe e cila tashmë është bërë realitet.

“Jam jashtëzakonisht krenar që mund të luaj për vendin tim. Sidmos si kapiten, kjo është një ëndërr e madhe që bëhet realitet për mua. Ne kemi nevojë për mbështetjen tuaj si tifozë. Do t’ju japim kënaqësi të madhe në këto takime dhe në të ardhmen”, u shpreh Xhaka. Granit Xhaka me përfaqësueses A të Zvicrës numëron në total 82 paraqitje dhe 12 gola të realizuar nga ai.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Sport

Anthony Joshua mposht me vështirësi Kristian Prengën

Anthony Joshua kaloi me sukses provën e fundit me shqiptarin Kristian Prenga përpara supersfidës së…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Turqia mundet nga Paraguaji dhe eliminohet nga Botërori

Turqit treguan dominim total ndaj Paraguait që luajti me 10 lojtarë, por edhe këtë herë…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Vasil Ruçi nuk është thjesht një emër në historinë e futbollit vlonjat

Vasil Ruçi nuk është thjesht një emër në historinë e futbollit vlonjat. Ai është një…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Rey Manaj përfshihet në aksident, ku ka rezultuar vetëm dëme materiale

Sulmuesi i Kombëtares shqiptare dhe i skuadrës së Sivasspor-it, Rey Manaj, është përfshirë në një…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Flamurtari i Athinës, një histori vëllazërie përtej kufijve

Pothuajse në të gjitha shtetet e Europës, por edhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës,…

LEXO ME SHUME