Categories Lajme

Shoqërohet vlonjati (Emri)

Policia e Vlorës në bashkëpunim me Interpol Tirana kanë bërë të mundur arre stimin e një shtetasi të shpallur në kërkim ndërkombëtar. Në pr anga ka rënë 47-vjeçari Gazmir Mehmetaj, i lindur në Selenicë, por banues në Vlorë. Mehmetaj u arrestua për llogari të drejtësisë italiane, e cila e ka dënuar me 7 vite b urg për veprën penale “Trafikimi i lë ndëve na rkotike”.

Njoftimi i plotë: Vijojnë operacionet e njëpasnjëshme për kapjen e personave të shpallur në kërkim kombëtar e ndërkombëtar. Operacioni nga DVP Vlorë, në bashkëpunim me Interpol Tirana. Vihet në pranga nga Policia, një shtetas në kërkim ndërkombëtar, me qëllim ekstradimi drejt Italisë.

Në vijim të punës për kapjen e personave të shpallur në kërkim kombëtar e ndërkombëtar, strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Vlorë, si rezultat i shkëmbimit të vazhdueshëm të informacioneve me ZQK Interpol Tirana dhe Departamentin e Policisë Kriminale, bënë të mundur  lokalizimin në Vlorë dhe arrestimin provizor të shtetasit Gazmir Mehmetaj, 47 vjeç, lindur në Selenicë dhe banues në Vlorë.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet policore italiane, pasi Gjykata e Catalia-s, Itali, e ka dënuar me 7 vjet b urg, për veprën penale “Trafikimi i lë ndëve na rkotike”, parashikuar nga Kodi Penal italian. Interpol Tirana, në bashkëpunim me Interpol Romën, vijon procedurat për ek stradimin e tij drejt Italisë.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Aksident rrugor në aksin Gjirokastër–Tepelenë, plagosen dy persona

Një aksident rrugor ka ndodhur ditën e sotme në aksin Gjirokastër–Tepelenë, pranë vendit të quajtur…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vlorë, arrestohet 32-vjeçari/ I gjenden pistoletë, 40 fishekë dhe radio e ngjashme me atë të Policisë

Një 32-vjeçar është arrestuar në Vlorë pasi u kap duke qarkulluar me një automjet tip…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vlorë/ Gjendet e mbytur një vajzë e re në plazhin e Porto Novos

Një ngjarje tragjike është shënuar pasditen e kësaj të premteje në bregdetin e Vlorës. Një…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Iu iku Hasan Verracaku nga shtëpia, arrestohen nga kolegët 4 policë në Shkodër

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (AMP), Drejtoria Rajonale Shkodër-Lezhë, ka arrestuar në flagrancë katër punonjës të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Protestat zmbrapsin resortin luksoz në Sardenjë, qeveria e anullon

Një resort luksoz i financuar nga investitorë brazilianë ishte planifikuar të ndërtohej në Sardenjë, me…

LEXO ME SHUME