Categories Showbiz

“Jam dhunuar sistematikisht!” Zhaklina Lekatari mes lotësh tregon lidhjen e saj: Nuk mbroja dot veten

Zhaklina Lekatari ka folur për kritikat dhe dhunimin sistematik që ajo ka ndjerë, jo vetëm nga komentet e shumta online por edhe nga ish-partneri i saj gjatë lidhjes së tyre.

Ajo ka treguar se është dhunuar sistematikisht kur nuk është respektuar opinion i saj, prezenca në punë si dhe kur nuk është respektuar.

Lekatari ka thënë se atëhere e ka kuptuar që nuk ka qenë aq e fortë dhe aq feministe sa duhet.

Pjesë nga biseda:

Zhaklina: Unë jam dhunuar sistematikisht. Jam dhunuar kur nuk jam respektuar në radhë, jam dhunuar kur nuk është respektuar opinion im, jam dhunuar kur nuk është respektuar prezenca ime në punë, jam dhunuar kur fjala ime nuk ka peshë sepse është fjala e një gruaje. Jam dhunuar në këtë vend. Vazhdoj e dhunohem. Nuk mund të them se nuk jam dhunuar sepse dal në televizor. Jo, nuk është e vërtetë. Komentet që unë marrë janë e gjitha dhunë verbale. Unë nuk mund të them se unë këtë e nisa sepse pata një eksperiencë dhune kur unë isha 20-vjeç. Jo, unë përditë e përjetojë këtë gjë. Dhe nuk kam për të ndalur përballë saj.

Erjona: Nëse nuk gaboj, sepse e ke thënë edhe në një fushatë publike kundër dhunës….

Zhaklina: Nuk ka qenë një fushatë, ka qenë një projekt i shkurtër në të cilën disa gra që kanë qenë të dhunuara dhe ja kanë dalë tregonin mbi historikun e tyre. Dhe unë kam treguar një copëz nga eksperienca ime, nga historia ime personale. Ka qenë një marrëdhënie personale në të cilën unë jam ndjerë e dhunuar dhe kam qenë e dhunuar. Dhe duke marrë parasysh që kjo ngjarje apo kjo histori personale ka qenë shumë e shkurtër, ka zgjatur shumë pak, as një vit por ishte shumë intensive. Unë në atë moshë mendoja që unë isha një grua e fortë, isha feministe, i kisha kuptuar disa gjëra nga jeta, u gjeta totalisht e papërgatitur në atë dhunë. Dhe kuptova që unë nuk isha e fortë sa duhet, nuk isha feministe sa duhet, nuk kisha edukimin e duhur për të mbrojtur veten dhe kisha marrë disa vendime për aq sa dija, por ajo dija ime ishte e pamjaftueshme që unë të mbroja veten dhe të jetoja mirë. Kështu që unë kuptova se nëse dikush në fëmijëri do të më kishte mësuar të doja veten, të respektoja veten, t’i thoja vetes “po” dhe jo “jo” për t’i thënë partnerit “po”, unë do të kisha marrë vendime më të mira për jetën time dhe veten time.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Showbiz

Klodian Duro “shpërthen” keq ndaj Julian Dedës dhe Arbër Hajdarit

Ish-futbollisti i kombëtares, Klodian Duro, ka shënjestuar opinionistin e “Big Brother Vip”, Arbër Hajdarin dhe…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Si u vetëquajta “Ceke”?, Sejfulla Myftaraj: Kush më mbajti në Berat…

Aktori dhe komediani i njohur shqiptar Sejfulla Mytaraj i njohur nga të gjithë si Cekja…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Meritoni i kërkon falje Rikes me një letër

Ditën e djeshme në BBVIP, banorët kanë shkruar letra drejtuar njëri-tjetrit. Meritoni zgjodhi t’i shkruante…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

“Ik o dylekësh”/ Egla përplaset me Romeon: Ke mendere ti të tallesh me mua

Egla Ceno dhe Romeo Veshaj janë përfshirë në një debat orët e para të mëngjesit…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

I mori 5 mijë euro dhe u zhduk, historia plot mistere e burrit italian që mendonte se fliste me Dua Lipën, familja asnjë kontakt me të …

Një mister ka pushtuar mediat e opinionin Italian dhe ka të bëjë me zhdukjen e…

LEXO ME SHUME