Categories Lajme

Shpallet ”non grata” pronari i televizionit në Gjirokastër, Greqia nuk jep asnjë sqarim

Pronari i një televizioni lokal në Gjirokastër është shpallur person non-grata nga shteti grek.

Lajmin e bën të ditur Unioni i Gazetarëve Shqiptarë, duke sqaruar se “autoritetet greke ne piken kufitare te Kakavijës, përmes një dokumentacioni zyrtar kane shpallur si te padëshirueshëm për ne territorin e Republikës se Greqisë pronarin dhe drejtuesin e RTV Alpo ne Gjirokastër, zotin Aristotel Petro”.

Mësohet se në shkresën formale që i është dorëzuar z. Petro, nuk jepen shpjegime për arsyen e këtij vendimi.

“Nuk ka asnjë shpjegim për motivet qe justifikojnë një vendim te tille refuzues nga shteti fqinj. Pas njoftimit te sotëm, zyra qendrore dhe drejtues te Unionit te Gazetareve Shqiptare po interesohen për arsyen konkrete te këtij vendimi, i cili ka te beje me një nder mediat private me te rëndësishme te rajonit jugor te vendit”,thuhet në reagimin e UGSH.

Sipas UGSH është shqetësues ky vendim i palës greke, pasi përben një akt te rralle privimi për lëvizje te lire, te një përfaqësuesi te medias ne rajonin kufitar mes Shqipërisë dhe Greqisë dhe fatkeqësisht, shton numrin e gazetareve shqiptare që shpallen te padëshirueshëm nga autoritetet zyrtare greke.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Serbia/ Studentët rrëzojnë dominimin e Vuçiçit, sigurojnë shumicën parlamentare pas dy vitesh protestash

Serbia/ Studentët rrëzojnë dominimin e Vuçiçit, sigurojnë shumicën parlamentare pas dy vitesh protestash Lista Studentore…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shtatë orë në SPAK, flet Behgjet Pacolli: Kam bërë kallëzim penal për Aeroportin e Vlorës

Biznesmeni nga Kosova, Behgjet Pacolli, ka dalë nga ambientet e Prokurorisë së Posaçme pas rreth…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Protesta studentore në ditën e 14-të/ Pedagogët në mbështetje të studentëve, Kovaçi: Do të jemi çdo ditë në protestë

Protesta studentore në ditën e 14-të/ Pedagogët në mbështetje të studentëve, Kovaçi: Do të jemi…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Lezhë/ 16-vjeçari humb kontrollin e motomjetit, dërgohet me urgjencë te Trauma

Një aksident rrugor është regjistruar ditën e sotme në fshatin Balldre të Lezhës, ku një…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Korçë/ Plagosi me thikë 19-vjeçarin dhe theu “Arrestin në shtëpi”, kapet 23-vjeçari pas disa orësh ndjekjeje

Sekuestrohen thika e përdorur në konflikt, kanabis dhe një armë sportive që përdorej me sfera.…

LEXO ME SHUME