Google lansoi të martën laptopin e ri ‘Pixelbook Go Chromebook’ gjatë një evenimenti në Nju Jork të martën. Pixelbook Go ka një ekran me madhësi 13 inç, i hollë 13 mm, peshon dy kile dhe mbulohet në eksterier nga magnezi. Google ka thënë se laptopi e mbanë baterinë 12 orë, pa pasur nevojë të mbushet me energji elektrike.
Pajisja do të jetë në dispozicion në dy ngjyra, duke përfshirë të zezën dhe rozën. Çmimi së cilës i është vendosur nga kompania është 650 dollarë. Gjiganti teknologjik do e mundësojë para-porositjen për të interesuarit që nga e martja, ndonëse ende nuk është bërë e ditur data e saktë e plasimit të pajisjes në treg.
