Categories Politike

Shpërthen Basha: Doni një despot otoman t’ju shalojë me tuta? Nëse shisni votën, ç’faj kam unë?

Kreu i opozitës, Lulzim Basha, ka zhvilluar një takim me fermerët e Urës Vajgurore, ku ndër të tjera, është ndalur edhe tek shqetësimet që ngrihen se opozita duket e dobët.

Basha tha se zgjidhja nuk është djegia e kryeministrisë dhe se qytetarët nuk duhet të shesin votën, sepse ndryshe opozita nuk ka asnjë mjet për të zgjidhur problemet.

Nëse e shisni prapë votën, çfarë faji ju kam unë? Thyjuani turinjtë ata që vijnë t’ju blejnë votën. Doni një despot otoman t’ju shalojë me tuta? Vetëm, nuk kam çfarë të bëjë më shumë. Partia ime ka dorëzuar gjithçka. Ky duhet të jetë moment zgjidhje.  Djegia e kryeministrisë nuk është zgjidhje. 
Unë nuk bëj batuta, nuk takoj Ronaldon, por jetoj me hallet tuaja“, u shpreh Basha.

Kryetari i PD-së, ka nisur një tur bashkëbisedimi me qytetarët dhe duket sikur është në pritje të zgjedhjeve të parakohshme. Ai ka braktisur rrugën radikale të nisur pas dorëzimit të mandateve parlamentare dhe sot ka pranuar se kjo rrugë nuk është një zgjidhje.

Ndërkohë, një “luftë”, po zhvillohet mes mazhorancës dhe Presidencës, lidhur me formimin e Gjykatës Kushtetuese. Presidenti pretendon se kjo Gjykatë po kapet dhe se reforma në drejtësi është kthyer në një “Ramaformë”./TPZ.al/

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme Politike

Asambleja e Shpresës: Kur “Sfidat” zgjidhen me dolli, ndërsa domatja bëhet “Luks”

VLORË – Ndërsa te tregu i fruta-perimeve qytetarët numërojnë qindarkat për të blerë dy banane,…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

“Tirana ka vajza të jashtëzakonshme”/ Cilësohej si kontakt i Epstein, KiE i heq imunitetin ish-Sekretarit të Përgjithshëm

Këshilli i Evropës i ka hequr imunitetin ish-Sekretarit të Përgjithshëm, Thorbjørn Jagland, pas një kërkese…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Protesta e PD, Rama nxjerr foton e molotovëve: Bomba artizanale, drejtësia të veprojë

Kryeministri Edi Rama ka reaguar lidhur me protestën e mbajtur një natë më parë nga…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Partia Demokratike Vlorë thirrje qytetarëve për protestën e 10 shkurtit

Partia Demokratike e Vlorës u ka bërë thirrje qytetarëve të marrin pjesë në protestën e…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Pse Rama nuk e pranoi dorëheqjen e Ballukut

Belinda Balluku sot në mëngjes i ka ofruar dorëheqjen Kryeministrit. Edi Rama nuk ka dashur…

LEXO ME SHUME