Categories Lajme

“Shpirti” vë në pranga prokurorë dhe policë, kreu i SPAK: Janë ekzekutuar 28 urdhra arresti në Shqipëri

Një operacion masiv ndërkombëtar me 38 të arrestuar për trafik droge është zhvilluar këtë të premte në Itali dhe në Shqipëri.

Drejtuesi i SPAK, Arben Kraja  ka falënderuar për bashkëpunimin autoritetet italiane që kanë marrë pjesë në këtë operacion, ku ka dhënë detaje në lidhje me arrestimet që janë bërë ne vendin tonë.

Kreu i SPAK bën me dije se në këtë operacion janë arrestuar dhe prokurorë, punonjës policie dhe punonjës të administratës publike.

“Është një skuadër e përbashkët e krijuar, që ka një vit e gjys që kryen aktivitet dhe hetimet përbashkëta, një shkëmbim informacioni të menjëhershëm dhe të sukseshsëm, i rëndësishëm në grumbullimin dhe analizimin e provave dhe ekzekutimin e masave të sigurimit, 28 masa sigurimi në Shqipëri.

Një moment i rëndësishëm është dhe hetimi i gjithanshëm që është kryer, është evidentuar i gjithë zinxhiri, nga prodhimi deri te trafikimi në Itali i lëndëve narkotike, është evidentuar dhe provuar dhe përfshirja e zyrtarëve të ndryshëm publik duke favorizuar aktivitetin kriminal.

Bëhet fjalë për prokurore, punonjës policie, administratorë të pushtetit lokal, janë sekuestruar pasuri të luajtshme dhe paluajtshme disa milionë euro.

Përdorimi i bashkëpuntorëve të drejtësisë kanë dhënë dhe kontributin e tyre në këtë operacion. Kemi ngritur akuza për pastrim të veprës penale, para një viti në një konferencë në romë kemi shpjeguar dhe fazën e parë të këtij operacioni ku kam premtuar se kush është i përfshirë do të ndiqet penalisht përfshirë dhe zyrtarë publik”, ka thënë Kraja

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Shpërthen gazi gjatë furnizimit të një makine te ‘Brryli’, plagosen 3 punëtorë

Një shpërthim ka ndodhur mëngjesin e kësaj të mërkure në zonën e Brrylit, në pikën…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Situata me zjarret, 14 vatra mbeten aktive, 9 janë në monitorim!

Ministria e Mbrojtjes ka përditësuar situatën e zjarreve gjatë 24 orëve të fundit. Sipas të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

22-vjeçari shqiptar plagos rëndë marokenin

Një konflikt i nisur dyshohet për motive xhelozie përfundoi në një përleshje të përgjakshme pranë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pranga të riut në Fier! Arrestohet edhe një 60-vjeçar për zjarrvënie, nën hetim dy të moshuar

Policia ka vënë në pranga dy persona si autorë për zjarret në Eskaj e Hasturkas.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Greqia rrit pensionet dhe pagat: 400 euro bonus, paga minimale 1000 euro

Qeveria greke ka prezantuar një paketë të re masash ekonomike për pensionistët, punonjësit e sektorit…

LEXO ME SHUME