Disa vitë më parë udhëzimet e PAP TEST-it ndryshuan, duke u udhëzuar që pacientet të kontrollohen për kancerin e qafës së mitrës çdo 3 apo 5 vjet, dhe jo çdo vit. Ajo që gratë duhet të dinë është se PAP TEST-i nuk është arsyeja e vetme për t’u vizituar te gjinekologu të paktën një herë në vit.
1.Doktori do të kontrollojë të dhënat tuaja jetësore
Të dhënat tuaja jetësore përfshijnë gjatësinë, peshën, presionin e gjakut dhe ndonjëherë edhe temperaturën. Hipertensioni njihet si vrasës i heshtur, pasi nuk ka simptoma. Presioni i lartë i gjakut rrit rrezikun për sëmundjet e zemrës dhe megjithatë shumë njerëz nuk e kontrollojnë kurrë tensionin e tyre jashtë zyres së mjekut.
2. Do të kontrolloheni për IST
Ashtu si presioni i gjakut, edhe infeksionet seksualisht të trasmetueshme zakonisht nuk shkaktojnë ndonjë simptomë. Në fakt, kjo është arsyeja pse quhen infeksione dhe jo sëmundje, pasi sëmundjet kanë simptoma të vazhdueshme. Përdorimi i kontraceptivëve redukton rrezikun por nuk e eleminon plotësisht atë, kështu që duhet të vizitoheni. Sipas Qëndrës Për Kontrollin e Sëmundjeve, numri i të prekurve me klamidi, gonore, dhe sifiliz është gjatë gjithë kohës i lartë.
3. Mjeku juaj do të kontrollojë gjithë zonën përreth
PAP TEST kontrollon qafën e mitrës, por gjatë ekzaminimit gjinekologu gjithashtu arrin të kontrollojë gjirin dhe organet e tjera, mitrën dhe vezoret. Madje edhe tiroidet shpesh janë zbuluar nga gjinekologët.
4.Diskutoni rreth menstruacioneve dhe kontrollin e shtatzanisë.
Është e lehtë të pësoni ndryshime graduale në ciklin tuaj menstrual dhe të mos dini nëse ato kanë shkelur kufijtë e normales. Nëpërmjet kontrolleve zbulohet nëse një paciente ka gjakderdhje më shumë se duhet, anemia dhe shkaqet e gjakderdhjes. Në disa raste edhe periodat e pakta mund të jenë shqetësuese.
Një bisedë e rëndësishme është gjithashtu edhe ajo e kontrollit të shtatzanisë.