Categories Lajme

Shqipëri, asnjë humbje jete dhe vetëm 2 raste të reja në 24 orë

Edhe sot nuk ka asnjë v iktimë nga Covid-19 në vend. Sipas Ministrisë së Shendësisë, në 24 orët e fundit janë shënuar vetëm 2 raste të reja.

COVID19/ Ministria e Shëndetësisë: Asnjë humbje jete, 2618 testime, 23 të shëruar, 2 raste të reja në 24 orët e fundit

Për të vijuar ruajtjen e situatës së mirë epidemiologjike në vend dhe për kufizimin e përhapjes së Covid19, Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i’u bën apel qytetarëve të vijojnë të zbatojnë me përpikmëri rregullat për parandalimin e virusit: Vendosni maskën mbrojtëse në çdo ambient të mbyllur dhe kudo ku nuk mund të ruhet distancimi fizik, kujdesuni për higjenën vetjake dhe vetëizolohuni kur dyshoni se jeni të prekur nga COVID19. Situata e COVID19 në 24 orët e fundit është si vijon:

Janë kryer 2,618 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë 2 qytetarë: 1 rast në Tiranë dhe 1 në Berat.

Aktualisht janë 143 raste aktive me Sars Cov2 pozitiv në të gjithë vendin. Po marrin trajtim spitalor 20 pacientë, nga të cilët 6 pacientë janë në terapi intensive.

Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me Sars-Cov2 pozitiv. Janë shëruar 23 qytetarë në 24 orët e fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 129,865 që nga fillimi i epidemisë.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u drejtohet qytetarëve të mos neglizhojnë asnjë shenjë të sëmundjes dhe të kontaktojnë për çdo dyshim me mjekun e familjes, për të kryer testimin si dhe për ndjekjen dhe trajtimin ambulator në banesë.

Telefononi në numri 127 të Urgjencës Kombëtare për çdo emergjencë apo referim në spital. Statistika (14 Qershor 2021)

Raste të reja ditore 2 Të shëruar në 24 orë 23 Të shtruar në spitale 20 Humbje jete në 24 orë 0 Testime ditore 2,618 Testime totale 759,601 Raste pozitive 132,461 Raste të shëruara 129,865 Raste Aktive 143 Humbje jete 2,453 Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve: Shkodër 43 Tiranë 38 Berat 17 Elbasan 10 Durrës 10 Gjirokastër 7 Lezhë 6 Korçë 5 Dibër 3 Fier 2 Vlorë 1 Kukës 1

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Protesta kundër resortit luksoz në Rrjoll/ Banorët shembin rrethimin prej hekuri dhe futen në kantier, përplasje me policinë

Banorët e Rrjollit janë ngritur sërish në protestë kundër ndërtimit të resortit luksoz të në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ndërtoi pa leje/ Arrest në shtëpi për punonjësin e Policisë Sarandë, Ajdin Islamaj

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (AMP) ka zbuluar prova të reja në hetimin ndaj punonjësit të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Himarë, Policia shpëton 5 turistë të huaj, njëra u gjet e lënduar!

Policia Kufitare në Himarë ka ndërhyrë në dy raste në zonën e Gjiri i Filikurit,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zhdukja e Eglant Koçit, reagon drejtori i Policisë së Tiranës: Një strukturë e posaçme po punon për gjetjen e trupit

Drejtori i Policisë së Tiranës ka reaguar në lidhje me rastin e zhdukjes së Eglant…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vrasja në Paskuqan, autori ende në arrati/ RENEA dhe policia kontrollojnë mbi 20 banesa

Autori i dyshuar i vrasjes së 28-vjeçarit Ardian Baloshi në Paskuqan, Sadik Llanaj, vijon të…

LEXO ME SHUME