Categories Lajme

Tiranë, E akuzuan si vjedhës të plehrave shtetërore, qytetari rom fiton gjyqin ndaj Bashkisë

Tatimtaguesit e Tiranës  pritet të paguajnë një shumë të majme për shkak të diskriminimit që Policia e Bashkisë Tiranë bëri ndaj një qytetari egjiptian, duke e akuzuar atë pa të drejtë si vjedhës të plehrave shtetërore, vendosi Gjykata Administrative e Tiranës të hënën.

Gjykata Administrative e Tiranës gjeti fajtore Policinë Bashkiake për diskriminim dhe i akordoi një dëmshpërblim monetar prej 2.5 milionë lekësh qytetarit Agron Cura për dëmin moral të pësuar nga diskriminimi. Lajmin e bëri të ditur Gentian Serjani, avokati që përfaqësoi Curën në gjyq.

Policia Bashkiake e gjeti Curën duke transportuar mbeturina me biçikletën e tij në Bulevardin Zogu i Parë në Tiranë dhe vendosi t’ia sekuestrojë biçikletën si dhe mbeturinat, pasi sipas tyre, plehrat “janë pronë shtetërore”.

Cura pretendoi diskriminim pasi sipas tij, mbeturinat në fjalë, materiale gipsi, ia kishte falur pronari i një dyqani që po bënte rikonstruksion në zonën e Komunës së Parisit dhe se sekuestrimi i mbeturinave dhe i biçikletës nën supozimin se ato janë vjedhur nga ndonjë kazan mbeturinash bashkiake, bazohej thjeshtë në paragjykimin e tij si qytetar egjiptian.

Çështja fillimisht u shqyrtua nga Komisioneri Kundër Diskriminimit i cili pyeti Policinë Bashkiake se mbi çfarë baze kishte kryer sekuestrimin e mbeturinave dhe të biçikletës me tre rrota të Curës. Bashkia iu përgjigj komisionerit duke deklaruar se “mbetjet urbane janë pronë e Bashkisë Tiranë,” ndërsa biçikleta iu konfiskua qytetarit për shkak se ai nuk dispononte dokument pronësie mbi të.

Sipas përgjigjes së policisë, cituar në vendimin e komisionerit, “Së bashku me mbetjet është bërë transportimi i mjetit biçikletë (karrocë), pasi shtetasi nuk dispononte asnjë dokument pronësie mbi të.” [Link vendimi i komisionerit]

Këto argumente nuk pinë ujë para Komisionerit Kundër Diskriminimit, i cili, pas ankesës së qytetarit, shpalli fajtore Policinë Bashkiake për “diskriminim të tërthortë, për shkak të racës, etnisë dhe gjendjes ekonomike”.

Policia Bashkiake është akuzuar në vijimësi gjatë viteve të fundit për kryerje veprimesh arbitrare, përfshirë konfiskim të mjeteve të punës të qytetarëve të varfër, veprim ky i pabazuar në ligj dhe për të cilin, Policia Bashkiake nuk është e autorizuar nga ligji që ta bëjë. Duket se kjo është arsyeja se pse Policia Bashkiake, rrëmbimit të biçikletës së ricikluesit dhe dërgimit të saj në landfill i referohet si “transportim” ndërkohë që në praktikë përbën akt konfiskimi.

Gentian Serjani, një avokat i të drejtave të njeriut, kërkoi në Gjykatën Administrative të Tiranës dëmshpërblim monetar.

“Paditësi kërkon rikthimin e gjendjes së mëparshme, sikur ky fakt i paligjshëm diskriminues të mos kishte ndodhur, duke detyruar palën e paditur të dëmshpërblejë humbjet jopasurore, shendetesore, vuajtjen shpirtërore, morale, psikologjike, cënimin e vlerave e të cilësisë së jetës familjare e personale,” shkruhet në aktpadi.

Gjyqtari Eriol Roshi shpalli të hënën pranimin e pjesshëm të padisë dhe detyrimin e palës së paditur, Bashkia Tiranë, të kompensojë qytetarin e diskriminuar në masën 2.5 milionë lekë.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Zhdukja e Eglant Koçit, reagon drejtori i Policisë së Tiranës: Një strukturë e posaçme po punon për gjetjen e trupit

Drejtori i Policisë së Tiranës ka reaguar në lidhje me rastin e zhdukjes së Eglant…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vrasja në Paskuqan, autori ende në arrati/ RENEA dhe policia kontrollojnë mbi 20 banesa

Autori i dyshuar i vrasjes së 28-vjeçarit Ardian Baloshi në Paskuqan, Sadik Llanaj, vijon të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Diploma nuk mjafton më? Inteligjenca Artificiale po ndryshon rregullat e tregut të punës

Tregu i punës po përjeton një transformim të shpejtë nën ndikimin e Inteligjencës Artificiale (IA),…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

29-vjeçari nga Maliqi denoncon dhunën nga policia greke, paraqitet me dëmtime në spitalin e Korçës

Një 29-vjeçar nga Maliqi është paraqitur mbrëmjen e djeshme në urgjencën e spitalit të Korçës…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Plagosje me thikë në Vlorë, një person dërgohet me urgjencë në spital

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Vlorë, ku një person ka mbetur i plagosur…

LEXO ME SHUME