Categories Lajme

Shqipëria, burimi kryesor i tra.fikut të ar mëve në Itali

Sekuestrimi i një arsenali armësh lufte mes të cilave dhe një raketë gjuajtëse ajrore, disa kallashnikovë e pistoleta të fabrikimit rus, në zotërim të një grupi ekstremist nazist, ka sjellë në vëmendjen e mediave italiane trafikun e armëve ilegale në Itali. Sipas raporteve të Europol e të shërbimeve të inteligjencës italiane grupet kriminale shqiptare, mafia kalabreze Ndrangheta e ajo puglieze Sacra Corona Unita janë organizatat kryesore kriminale që administrojnë trafikun klandestinë të armëve në Itali. Përllogaritet që ky trafik në vitin 2018 ka kapur vlerën nga 520 milionë deri në 1 miliardë dollarë, raporton Ora nga Italia.

Sipas raporti final të Fighting Illicit Firearms Trafficking Reuters ans Actors at Europeans Level në territorin e Ballkanit Perëndimor janë lokalizuar depozita armësh të fabrikimit sovjetik si dhe prodhime private e ofiçina klandestine armësh që më pas trafikohen ilegalisht për llogari të grupeve kriminale shqiptare e serbe.

Shumica e armëve në përdorim të mafias Camorra e Sacra Corona Unita kanë prejardhje nga Shqipëria e nga ish Jugosllovia. Të tilla janë pistoletat e markës Tokarev e mitralozët AK (kallasnikov). Komisioni i antimafias në Parlamentin italian ka evidentuar lidhjet e mafies italiane me grupet kriminale ballkanike. të cilat përmes rrugës detare dhe asaj tokësore transportojnë ilegalisht armë në Itali.

Me anë të mjeteve lundruese që kapërcejnë Adriatikun, armët mbërrijnë në Itali, kurse në rrugë tokësore transportohen nga veriu i Italisë me automjeteve private apo kamionë mallrash. Sipas organizatës më të akredituar në sektorin e armëve, Small Arms Survey deri në fund të 2018 në Itali ekzistojnë gjithsej 8.6 milionë armë me leje të rregullta e armë klandestine. Ndër to 1 398 320 janë armë me licencë të rregullt mbajtje për vetëmbrojte apo dhe armë gjahu.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Situata me zjarret, 14 vatra mbeten aktive, 9 janë në monitorim!

Ministria e Mbrojtjes ka përditësuar situatën e zjarreve gjatë 24 orëve të fundit. Sipas të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

22-vjeçari shqiptar plagos rëndë marokenin

Një konflikt i nisur dyshohet për motive xhelozie përfundoi në një përleshje të përgjakshme pranë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pranga të riut në Fier! Arrestohet edhe një 60-vjeçar për zjarrvënie, nën hetim dy të moshuar

Policia ka vënë në pranga dy persona si autorë për zjarret në Eskaj e Hasturkas.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Greqia rrit pensionet dhe pagat: 400 euro bonus, paga minimale 1000 euro

Qeveria greke ka prezantuar një paketë të re masash ekonomike për pensionistët, punonjësit e sektorit…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arrestohet shqiptari në Itali me 41 kg drogë të fshehura në kompresor

Një 39-vjeçar shqiptar është arrestuar nga policia italiane pasi në furgonin që drejtonte u zbuluan…

LEXO ME SHUME