Categories Lajme

Shqipëria e rrezi kuar nga tërmetet/ Eksperti: Mund të mbyllen stacionet sizmiologjike

Instituti i Gjeoshkencave, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit rrezikon mbylljen e plotë të stacioneve të sizmiologjisë. Në një intervistë për Tv Klan, Drejtori i Departamentit të Sizmologjisë, Rexhep Koçi tha se disa stacione në vend duhen ndërruar me teknologji të re, pasi prej vitit 2006 aty nuk është vënë dorë.“Ne kemi disa ditë që rrjeti i sizmiologjisë shqiptar punon me një numër të kufizuar stacionesh për arsye sepse kërkon një ndërrim të teknologjisë të cilën ne nuk po e arrijmë dot për arsye të mos sigurimit të mjeteve të nevojshme për ta definuar këtë punë. Në qoftë se ne nuk do marrim masa të shpejta, brenda disa ditësh ne mund të dalim jashtë pune komplet”, është shprehur Koçi.Nëse stacionet e sizmiologjisë mbyllen, instituti i vetëm që merret me tërmetet nuk do të ketë asnjë informacion për epiqendrën e tij, shkallën Rihtër dhe pasgoditjet. Profesori i sizmiologjisë thotë se këtë shqetësim ia ka  ngritur instancave përkatëse dhe Drejtorisë së Emergjencave në vend.I pyetur nga Tv Klan, drejtoria e Emergjencave thotë se IGJEUM është institucion në varësi të Universitetit Politeknik të Tiranës, jo në varësi të Agjencisë Kombëtare të Mbrojtjes Civile. Ndër të tjera buxhetimet janë të programuara mbi bazën e institucioneve. /Klan

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Protesta kundër resortit luksoz në Rrjoll/ Banorët shembin rrethimin prej hekuri dhe futen në kantier, përplasje me policinë

Banorët e Rrjollit janë ngritur sërish në protestë kundër ndërtimit të resortit luksoz të në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ndërtoi pa leje/ Arrest në shtëpi për punonjësin e Policisë Sarandë, Ajdin Islamaj

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (AMP) ka zbuluar prova të reja në hetimin ndaj punonjësit të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Himarë, Policia shpëton 5 turistë të huaj, njëra u gjet e lënduar!

Policia Kufitare në Himarë ka ndërhyrë në dy raste në zonën e Gjiri i Filikurit,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zhdukja e Eglant Koçit, reagon drejtori i Policisë së Tiranës: Një strukturë e posaçme po punon për gjetjen e trupit

Drejtori i Policisë së Tiranës ka reaguar në lidhje me rastin e zhdukjes së Eglant…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vrasja në Paskuqan, autori ende në arrati/ RENEA dhe policia kontrollojnë mbi 20 banesa

Autori i dyshuar i vrasjes së 28-vjeçarit Ardian Baloshi në Paskuqan, Sadik Llanaj, vijon të…

LEXO ME SHUME