Categories Lajme

Shtohen foshnjat me anomali/ Mjekët: Defektet e lindura për shkak të konsumit të a.lko olit, du hanit dhe ilaçeve

Shtatzania është një proces që ka rregullat e veta që duhen zbatuar në mënyrë shumë strikte. Por kohët e fundit vihet re një shtim i numrit të femrave, që kanë një lloj papërgjegjshmërie në lidhje më krijesën që rritin brenda vetes.

“Vitet e fundit, kemi vënë re në punën tonë të përditshme, një rritje të numrit të bebeve që lindin me anomali, të sistemeve të ndryshme të trupit. Kemi shumë paciente, që të kërkojnë leje, nëse mund të pijnë një gotë verë ose birrë pa alkol gjatë shtatzanisë. Përgjigja jonë është “jo”.

Ka paciente që e kanë pirë duhanin dhe kur mësojnë për shtatzaninë, të thonë, a mund të pi dy tre cigare në ditë. Ti i thua 0 cigare në ditë. Kam patur paciente që gjatë vizitave më vinin me paketë cigaresh dhe thoshin, nuk mund të heq dorë doktoresha, kam hequr dorë nga shumë gjëra të tjera, duke të lënë të kuptoje, që mund të kishte përdorur lëndë narkotike më përpara”- tha mjekja gjinekologe, Enriketa Kroi.

Nënat kanë informacione të bollshme si nga mjeku edhe nga interneti lidhur me shtatzaninë.

“Ka ardhur në rritje numri i pacienteve që “nuk të dëgjojnë”. Ajo gota e verës, ai duhani, drogat psikotrope, përkthehen në beba të lindur me anomali, që janë një dhimbje jo vetëm për çiftin, por edhe për shoqërinë, edhe për mjekun, sepse asnjë mjek nuk do të donte që të sillte në jetë një fëmijë me anomali celebrale, të zemrës, të traktit gastrointestinal, të rrugëve urinare, të trurit etj”- shtoi Kroi.

Femra pëson ndryshime hormonale jo vetëm përgjatë 9 muajve, por edhe pas lindjes, me atë që njihet si depresioni postpartum.

“Ka një rritje të numrit të pacienteve, që marrin mjekim për probleme të shëndetit mendor, para apo dhe gjatë shtatzanisë. Medikamente për ankthin, depresionin. Pjesa më e madhe kanë marrë Xanax, Valium, i vazhdojnë ato edhe gjatë shtatzanisë.

Patjetër që ky mjekim duhet ndërprerë, nësë janë produkte psikotrope. Prandaj gjenden metoda alterenative, si psikoterapia, komunikimi i vazhdueshëm me psikologun, që ankthin e 9 muajve ta kalojë lehtë edhe depresionin postpartum gjithashtu. Personalisht kam patur shumë raste të tilla dhe jam shumë e kënaqur që ja kemi dalë”- u shpreh mjekja. / TCH

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Protesta kundër resortit luksoz në Rrjoll/ Banorët shembin rrethimin prej hekuri dhe futen në kantier, përplasje me policinë

Banorët e Rrjollit janë ngritur sërish në protestë kundër ndërtimit të resortit luksoz të në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ndërtoi pa leje/ Arrest në shtëpi për punonjësin e Policisë Sarandë, Ajdin Islamaj

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (AMP) ka zbuluar prova të reja në hetimin ndaj punonjësit të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Himarë, Policia shpëton 5 turistë të huaj, njëra u gjet e lënduar!

Policia Kufitare në Himarë ka ndërhyrë në dy raste në zonën e Gjiri i Filikurit,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zhdukja e Eglant Koçit, reagon drejtori i Policisë së Tiranës: Një strukturë e posaçme po punon për gjetjen e trupit

Drejtori i Policisë së Tiranës ka reaguar në lidhje me rastin e zhdukjes së Eglant…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vrasja në Paskuqan, autori ende në arrati/ RENEA dhe policia kontrollojnë mbi 20 banesa

Autori i dyshuar i vrasjes së 28-vjeçarit Ardian Baloshi në Paskuqan, Sadik Llanaj, vijon të…

LEXO ME SHUME