Categories Sport

Shqipëria luan miqësore në muajin mars, zbulohen kundërshtari i kuqezinjve në Udine të Italisë

Ditën e sotme është përcaktuar edhe ndeshja e radhës miqësore për Shqipërinë. Kombëtarja do të zbresë në fushë për herë të parë në vitin 2020, më datë 30 mars. Kuqezinjtë do të luajnë në Udine të Italisë dhe përballë do të kenë Slloveninë. Federata Shqiptare ka gjetur akordin dhe në këtë formë ndeshja do zhvillohet në orën 20:45 në “Dacia Arena”, në një nga impiantet më modernë të Italisë, aty luan skuadra e Udinezes. Një kundërshtar i denjë për të matur forcat, teksa skuadra dhe trajneri Edi Reja do të përgatiten për ndeshjet zyrtare.

Kështu, italiani do të ketë një mundësi për të testuar futbollistë të ndryshëm, por edhe për të njohur gjendjen fizike të titullarëve. Ndërkohë, në njoftimin e FSHF bëhet e ditur se detajet për biletat dhe pikën e shitjes së tyre do të komunikohet sërish në ditët në vijim, ndërsa pritet një interesim i madh duke marrë parasysh edhe numrin e shqiptarëve në Itali.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Sport

Vasil Ruçi nuk është thjesht një emër në historinë e futbollit vlonjat

Vasil Ruçi nuk është thjesht një emër në historinë e futbollit vlonjat. Ai është një…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Rey Manaj përfshihet në aksident, ku ka rezultuar vetëm dëme materiale

Sulmuesi i Kombëtares shqiptare dhe i skuadrës së Sivasspor-it, Rey Manaj, është përfshirë në një…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Flamurtari i Athinës, një histori vëllazërie përtej kufijve

Pothuajse në të gjitha shtetet e Europës, por edhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës,…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Nesër ndeshja Shqipëri-Angli, policia publikon masat e sigurisë

Policia e Shtetit ka publikuar planin e masave për ndeshjen ndërkombëtare të futbollit Shqipëri –…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Rama reagon pas fitores së Kombëtares në miqësoren me Jordaninë: Kjo Shqipëri të gëzon

Kryeministri Edi Rama, ka reaguar pas fitores 4 me 2 të Kombëtares shqiptare përball Jordanisë,…

LEXO ME SHUME