Categories Lajme

“Shqipëria nuk ofron asgjë”/ Flasin dy motrat mjeke që zgjodhën të ushtrojnë profesionin e tyre në Gjermani

Prej vitesh, mjekët dhe infermierët në Shqipëri synojnë largimin drejt Gjermanin, si vendin ideal për të ushtruar profesionin e tyre.

FaxNews ka realizuar një intervistë me 3 mjeke shqiptare, dy prej të cilave janë larguar nga vendi ynë drejt Gjermanisë.

Dy motrat, Aurora dhe Elona Meta kanë zgjedhur Gjermanin për të ushtruar profesionin e tyre.

Në fillim ka ikur Aurora dhe më pas Elona. Aurora shprehet se Shqipëria nuk ofron shumë dhe se kjo i detyron mjekët të largohen nga vendi. Ndërsa Elona thotë se pas mbarimit të universitetit, nuk iu ofrua asgjë dhe zgjodhi pikërisht largimin nga vendi ynë.

Por sigurisht, për dy mjeket nuk ishte i lehtë fillimi i një jete të re, larg vendit të tyre, e sidomos që duhej të nisnin gjithçka nga zero.

Aurora Meta : “Për fat të keq, Shqipëria nuk ofron shumë dhe na detyron të largohemi nga vendi ynë.

Gjermania ofron më shumë në disa drejtime. Shkolla e kryer në Shqipëri nuk njihet jashtë. Ka një ndryshim drastik të pagave. Në Shqipëri rrogat janë 10 herë më të ulta se Gjermania. Unë kam punuar 1 vit si praktikante atje, dhe më pas kam bërë provimin. Sfidat janë të vështira. Në fillim është vështirësia e gjuhës, pastaj edhe kolegët që të shohin si të huaj.”

Ndërsa Elona shprehet se faza e parë është mësimi i gjuhës gjermane dhe më pas aplikimi.

“Unë dhe Aurora kemi mbaruar këtu në Shqipëri. Pas mbarimit të shkollës, nuk na u ofrua asgjë. Kështu që vendosëm të iknim. Në fillim Aurora, më pas unë. Duhej të mësonim gjuhën gjermane, dhe më pas të aplikonim.”

Ndërsa Viola Shano është një mjeke që ka zgjedhur të qëndrojë në vendin tonë.

Shano thotë se askush nuk largohet nga Shqipëri nëse vlerësohet, dhe e ka menduar shpesh largimin nga vendi, por është familja që e mban këtu.

“Asnjë shqiptar nuk ikën nga Shqipëria nëse vlerësohet. Eshtë e vështirë të jesh mjekë në Shqipëri. E kam menduar largimin, por unë mendoj se çdo kush që është i aftë e gjen veten kudo”.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Aksident në Vlorë-Orikum, “Audi” përplas këmbësoren me foshnjën 3-muajshe, mrekullisht shpëtojnë të dyja!

Një aksident rrugor dramatik ka ndodhur mesditën e sotme (29 gusht) në aksin Vlorë-Orikum, pranë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Prokuroria mbyll hetimet për Ylli Zallën

Pak ditë përpara se Ylli Zalla të arrestohej gjatë operacionit policor të koduar “Fundi i…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

I dhunuan nipin në Kavajë, 47-vjeçari arrestohet ndërsa po shkonte për të…

Me armë zjarri në automjet, po shkonte për të vrarë personat që kishin dhunuar nipin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Premte 28 Gusht 2026

Dashi Edhe pse situata ne jetën tuaj ne çift do përmirësohet sot, serish nuk do…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

VIDEO/ Pas shumë vitesh, shkaba egjiptiane rikthehet në Vjosë!

Pas shumë vitesh, shkaba egjiptiane është shfaqur sërish në hapësirën e lumit Vjosa. Ministri i…

LEXO ME SHUME