Categories Kulture

Shqipëria turistike tërheq vëmendjen në panairin në Londër

Shqipëria mbetet destinacioni i preferuar për turistët pasi vendi ynë ka një turizëm gjithëvjetor për shkak të klimës së favorshme.

Vendi ynë përherë e më shumë po promovohet dhe jashtë kufijve me anë të takimeve dhe panaireve të shumta që po zhvillojnë institucionet përkatëse ku fokus është prezantimi i aseteve të veçanta që vendi ynë ofron në turizëm.

Ministri i Turizmit dhe Mjedisit, Blendi Klosi ndodhet në Londër në World Travel Market, ku po ndjek nga afër një nga panairet më të rëndësishëm, në të cilin përfshihen të gjitha tregjet e botës në industrinë e turizmit.

”World Travel Market 2018 ,ditë intensive me takime për promovimin e Shqipërisë në panairin Ndërkombëtar të turizmit në Londër”, thotë Klosi.

Interesim në rritje për Shqipërinë, u shpreh Klosi gjatë pritjes në Parlamentin Britanik, organizuar nga Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Shqipëri-Britani e Madhe.

”Me të pranishmit, personalitete të politikës dhe biznesit britanik që kanë lidhje me Shqipërinë dhe rajonin, diskutuam për mbështetjen dhe lehtësimin e iniciativave të përbashkëta për afrimin e investitorëve britanikë të turizmit në vendin tonë. Ndërsa në samitin ministror, së bashku me homologë nga të gjitha shtetet, diskutuam mbi teknologjinë dhe inovacionin në shërbim të zhvillimit të turizmit”,përfundoi ministri i Turizmit dhe Mjedisit Blendi Klosi./atsh

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Kulture

Fest Folk 2024 “Sofra Konispolate”, nata e dytë me dhjetra grupe artistike nga Konispoli, Saranda, Delvina, si dhe nga mbarë Shqipëria dhe Kosova

Për dy netë radhazi, me nismën e bashkisë së Konispolit dhe mbështetjen e Këshillit të…

LEXO ME SHUME
Categories Kulture

Në Pallatin e Kulturës “Labëria”, u zhvillua faza finale e festivalit “Gurra Folk Fest”, edicioni i VI

Për të gjashtin vit radhazi, Drejtoria Rajonale e Trashëgimisë Kulturore Vlorë, në koordinim me Drejtorinë…

LEXO ME SHUME
Categories Kulture

Përkujtohet Kuvendi i Besës në Senicë

Në fshatin Senicë, të njohur si “ballkon” i krahinës së Rrëzomës, 254 vite më parë…

LEXO ME SHUME
Categories Kulture

Këngëtari grek u kërkon falje shqiptarëve: Faleminderit shumë! Disa herë Greqia ju ka lënduar

Këngëtari grek Andonis Remos ka dhënë një koncert mbrëmjen e djeshme në Pallatin e Kongreseve…

LEXO ME SHUME
Categories Kulture

Biblioteka Publike “Dritëro Agolli” Fier, pēr të tretin vit radhazi nderon me çmime lexuesit më të mirë të vitit

Biblioteka Publike “Dritëro Agolli” Fier, pēr të tretin vit radhazi nderon me çmime lexuesit më…

LEXO ME SHUME