Categories Lajme

“Shqiptarë nuk ka Covid!”, Gjuzi nxeh keq socialistet, përpláset me Ekonomin

Deputeti Kujtim Gjuzi është shprehur në Kuvend se Covid 19 nuk ekziston, dhe ajo që po kalojnë qytetarët është e ngjashme me gripin stinor. Duke u ndeshur me reagime të forta nga socialistët, Gjuzi iu kërkoi grave deputete të majta, që në vend që të qendrojnë në Kuvend, duhet të shkojnë dhe të takojnë gratë naftëtare në Ballsh, që janë prej më shumë se 15 ditësh në grevë.

“Shqiptarë nuk ka Covid 19, është vetëm një grip stinor, kush je ti kolege që më kërkon mua që të ulem? Ju zonja që jeni këtu do të bënit mirë që të shkonit atje te greva e zonjave, më njihni mirë mua ju zonja Ekonomi, që nuk ulem kollaj unë”, u shpreh Gjuzi. Në seancën e sotme në Kuvend, pritet që mazhoranca të rivotojë ndryshimet në Kodin Zgjedhor,të cilat u rikthyen me dekret nga presidenti Meta, dhe kërkojnë 84 vota për të kaluar sërish. Po ashtu një nga pikat e rendit të ditën për sot është edhe një interpelancë me ministrin e Shtetit per Rindërtimin Arben Ahmetajn, kërkuar nga deputeti Halit Valteri.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Situata me zjarret, 14 vatra mbeten aktive, 9 janë në monitorim!

Ministria e Mbrojtjes ka përditësuar situatën e zjarreve gjatë 24 orëve të fundit. Sipas të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

22-vjeçari shqiptar plagos rëndë marokenin

Një konflikt i nisur dyshohet për motive xhelozie përfundoi në një përleshje të përgjakshme pranë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pranga të riut në Fier! Arrestohet edhe një 60-vjeçar për zjarrvënie, nën hetim dy të moshuar

Policia ka vënë në pranga dy persona si autorë për zjarret në Eskaj e Hasturkas.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Greqia rrit pensionet dhe pagat: 400 euro bonus, paga minimale 1000 euro

Qeveria greke ka prezantuar një paketë të re masash ekonomike për pensionistët, punonjësit e sektorit…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arrestohet shqiptari në Itali me 41 kg drogë të fshehura në kompresor

Një 39-vjeçar shqiptar është arrestuar nga policia italiane pasi në furgonin që drejtonte u zbuluan…

LEXO ME SHUME