Categories Lajme

Shqiptarët e kanë KUMARIN ‘në gjak’, vetëm në 2019 AKEP mbylli 8 mijë faqe online

Mbyllja e lojërave të fatit në fund të vitit 2018 bëri që shumica e atyre që luanin në kazino apo pika bastesh të ktheheshin tek bixhozi online. Janë me mijëra faqe që ofrojnë baste sportive apo alternativa të tjera të ngjashme me kumarin që mund të luhen online edhe përmes telefonit apo kompjuterit pa qenë nevoja të jesh fizikisht në një pikë basti. Vetëm në vitin 2019 Autoriteti i Komunikimeve Elektronike dhe Postare është detyruar të mbyllë apo bllokojë aksesin në Shqipëri të mbi 8 mijë faqeve. “Gjatë vitit 2019 është koordinuar me Policinë e Shtetit, Autoritetin e Mbikëqyrjes së Lojërave të Fatit dhe Autoritetin e Mediave Audiovizive për t’u përcjellë sipërmarrësve bllokimin në akses të faqeve web/domain-eve, me përmbajtje të paligjshme ose të dëmshme.

Me kërkesë të organeve kompetente, u janë dërguar për mbyllje aksesi ISP-ve rreth: – 8000 domain-e të cilat ofronin lojëra fati online në shkelje të ligjit respektiv për lojërat e fatit. 83 domain-e me anën e të cilave ofroheshin programe televizive në shkelje te ligjit respektiv për mediat audiovizive” thuhet në raportin vjetor të AKEP. Fiksimi i shqiptarëve me lojërat online reflektohet edhe nëse i hedh një sy statistikave të “google” se çfarë këkrojnë më shumë në internet ku në totalin e 12 mujave të fundit ato që sheh janë faqe kerkimet me fjalen kyce “bet”(baste).

Qeveria vendosi në mënyrë të beftë në tetor të vitit 2018 që të mbyllte aktivitetin e lojërave të fatit në vend nga 1 janari 2019. Vendimi edhe pse u kundërshtua nga industria u zbatua por një pjesë e kompanive deklaruan se do të zhvendoseshin në vendet fqinje teksa një trend tjetër i kafeveve që ofronin fshehtas lojëra online filloi të lulëzonte dhe këtë tendencë e ka konfirmuar edhe Policia e Shtetit në disa aksione të ndërrmara që kanë rezultuar edhe me ndalime. Industria e lojërave të fatit punësonte 7 mijë individë sipas të dhënave të shoqatës që e përfaqësonte dhe qarrkullonte rreth 130 milionë euro në vit. Në një raport të tij Komsioni Europian vuri theksin gjatë vitit 2018 se lojërat e fatit përdoreshin si një mekanizëm për pastrim parash dhe paraqesnin risk./Monitor

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Operacioni/ Kishte fshehur 1.2 kg kokainë në jastëk, prangoset 32-vjeçari shqiptar

Autoritetet italiane kanë arrestuar një 32-vjeçar me origjinë shqiptare në Genova, pasi kishte fshehur 1.2…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Realizohet për herë të parë në QSUT ndërhyrja inovative mini-invazive për bypass koronar: Hap i rëndësishëm drejt kirurgjisë moderne

Në Shërbimin e Kardiokirurgjisë në Qendrën Spitalore Universitare Nënë Tereza u realizua për herë të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Operacioni/ Po ndërtonin brenda në det, 8 të arrestuar në bregdetin e Jugut! Në kërkim pronarja e objektit, njoftohet IKMT të bëjë shembjen

Policia e Sarandës goditi një rast i ndërtimit të paligjshëm në plazhe, duke çuar në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

“Pije helmin vetë mos të gjej të gjallë!” Djali dhe bashkëshortja e tij kërcënojnë dhe DHUNOJNË nënën 80 vjeçare për një lopë, e moshuara me lot në sy: Do më vrasin… (DEBATI)

Një konflikt i rëndë familjar është regjistruar në Pogradec, konflikt ky i nisur për një…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

U hodh nga pallati orët e para të mëngjesit! Ky është i riu që u vetëvra në Shkodër (EMRI)

Një ngjarje tragjike është regjistruar në orët e para të mëngjesit në lagjen “Rus” në…

LEXO ME SHUME