Categories Lajme

Shqiptarët kërcënojnë e i kërkojnë çiftit italian 500 mijë euro, “Do t’i bëj fëmijët copë-copë”

“Kristinë lexoje me kujdes çfarë po të shkruajmë. Kërkojmë prej jush 500 mijë euro dhe do t’ju themi ku t’i sillni.

Na vjen keq, për humbjen që keni pas me djalin, por po nuk u përgjigjet për çfarë ju kërkojmë, përgatituni për 3 fëmijët e tjerë se do ti çojmë të takojmë vëllanë e tyre. Mbas tyre e ke radhën ti dhe burri”.

Ky mesazh mbërriti në celularin e italianes Cristina Giovanelit, më 6 dhjetor 2019 nga një numër shqiptar. 53-vjecarja dhe bashkëshorti i saj, Massimo Mazzali, përfaqësues të organizatës Caritas Umbria, me seli të Kosovës, iu drejtuan të frikësuar policisë së Kosovës, edhe pse personat e panjohur prej tyre i kërcënonin për të mos denoncuar, duke iu kujtuar se pasojat do të ishin të rënda.

“Jena shumë afër jush dhe ndjekim çdo lëvizje tuajën si në Itali dhe Kosovë. Çdo hap i juaji kontrollohet nga ne. Ne ju japim kohë ta zgjidhim këtë problem pa vonesa. Po bëtë gabimin me të vogël, që mund të shkojë në mend, e kam fjalën për ndonjë denoncim te autoritetet, do shohësh fëmijët e tu, do t’i gris copë copë”, shkruhej me tej në mesazhin kërcënues.

Bashkëshortet italianë, morën në vijim shumë mesazhe të tjera kërcënuese dhe gjobëvënësit iu kërkonin të vinin në Shqipëri për të dorëzuar paratë e konkretisht në qytetin e Durrësit.

Ata u justifikuan me faktin se nuk mund të kalonin kufirin me një shumë kaq, të madhe parash, e për këtë arsye u vendos që lekët të dorëzoheshin në Kosovë. Sipas udhëzimit që i jepej në telefon Massimo Mazzali, futi gjysmë milioni euro në çantë dhe e la atë pranë një objekti në ndërtim, në fshatin Bibaj në Ferizaj. Ishte ora 16.00 e 12 dhjetorit, 2019.

Pasi 57-vjecari u largua, pranë çantës u afrua një person dhe e mori. Policia që po mbikëqyrte çdo lëvizje i vuri prangat. Ai u identifikua si Gjin Suka, ish-përkthyes i organizatës Caritas Umbria dhe një prej njerëzve më të besuar të çiftit Italian, i cili vitet e fundit ishte zhvendosur në Suedi dhe ishte në vështirësi ekonomike.

Nga hetimet e prokurorisë, rezultoi se ai kishte si bashkëpunëtorë, dy bashkëshortët, Arben dhe Valdete Jonuzi, me të cilët kishte udhëtuar drejt Kosovës, ditën që do të merrte paratë. Tre personat e përfshirë në këtë histori janë marrë të pandehur për akuzën e gjobëvënies dhe dosja e tyre iu dorëzuar gjykatës për shqyrtim./balkanweb

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Shpërthen gazi gjatë furnizimit të një makine te ‘Brryli’, plagosen 3 punëtorë

Një shpërthim ka ndodhur mëngjesin e kësaj të mërkure në zonën e Brrylit, në pikën…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Situata me zjarret, 14 vatra mbeten aktive, 9 janë në monitorim!

Ministria e Mbrojtjes ka përditësuar situatën e zjarreve gjatë 24 orëve të fundit. Sipas të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

22-vjeçari shqiptar plagos rëndë marokenin

Një konflikt i nisur dyshohet për motive xhelozie përfundoi në një përleshje të përgjakshme pranë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pranga të riut në Fier! Arrestohet edhe një 60-vjeçar për zjarrvënie, nën hetim dy të moshuar

Policia ka vënë në pranga dy persona si autorë për zjarret në Eskaj e Hasturkas.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Greqia rrit pensionet dhe pagat: 400 euro bonus, paga minimale 1000 euro

Qeveria greke ka prezantuar një paketë të re masash ekonomike për pensionistët, punonjësit e sektorit…

LEXO ME SHUME