Categories Lajme

Shqiptarët ndihen mjaft pesimistë për të ardhurat

Bie besimi i qytetarëve shqiptarë për  gjendjen e tyre ekonomike. Banka e Shqipërisë  në vrojtimin e bërë për  periudhën korrik-shtator ka konstatuar se  individët nuk kanë pritshmëri për rritjen e të ardhurave  dhe për kryerjen e blerjeve. Po ashtu në rënie është edhe ndërtimi që lidhet me kontrata porositëse. Pavarësisht këtyre zërave shërbimi, tregtia dhe industria janë optimist për të ardhmen  Ndonëse jemi vendi me të ardhurat më të ulëta në rajon qytetarët shqiptarë presin përkeqësim të gjendjes ekonomike.

Banka e Shqipërisë ka përfunduar vrojtimin me konsumatorët dhe bizneset ku rezulton se familjarët janë pesimistë për të ardhmen. Vrojtimi është bërë për periudhën korrik-shtator  ndërsa dy treguesit që kanë ndikuar në këtë situatë janë rënia e blerjeve të mëdha kryesisht mobilie apo elektroshtëpiake si përkeqësim i balancës së të ardhurave krahasuar me shpenzimet. Rënie të besimit ka pësuar edhe sektori i ndërtimit, i cili ka rënë me 4.6 pikë përqindje gjatë tremujorit të tretë. Ndikim në këtë situatë duket se ka dhënë ecuria e kontratave porositëse por edhe aktiviteti ndërtues.

Këto tregues në këtë sektor vijnë edhe pse ka pasur një boom të lejeve të ndërtimit dhe rritje të çmimit të shitjes së apartamenteve. Por përtej këtyre dy zërave në tërësi treguesi i besimit në ekonomi është rritur me 3.2 pikë përqindje. Rritje të besimit ka pasur në sektorin e shërbimeve,në industri dhe në tregti  që lidhen kryesisht me pritshmëritë për rritje punësimi.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Zhdukja e Eglant Koçit, reagon drejtori i Policisë së Tiranës: Një strukturë e posaçme po punon për gjetjen e trupit

Drejtori i Policisë së Tiranës ka reaguar në lidhje me rastin e zhdukjes së Eglant…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vrasja në Paskuqan, autori ende në arrati/ RENEA dhe policia kontrollojnë mbi 20 banesa

Autori i dyshuar i vrasjes së 28-vjeçarit Ardian Baloshi në Paskuqan, Sadik Llanaj, vijon të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Diploma nuk mjafton më? Inteligjenca Artificiale po ndryshon rregullat e tregut të punës

Tregu i punës po përjeton një transformim të shpejtë nën ndikimin e Inteligjencës Artificiale (IA),…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

29-vjeçari nga Maliqi denoncon dhunën nga policia greke, paraqitet me dëmtime në spitalin e Korçës

Një 29-vjeçar nga Maliqi është paraqitur mbrëmjen e djeshme në urgjencën e spitalit të Korçës…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Plagosje me thikë në Vlorë, një person dërgohet me urgjencë në spital

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Vlorë, ku një person ka mbetur i plagosur…

LEXO ME SHUME