Categories Sport

Humbja në Derbin e Italisë, Wanda Nara “thumba” Interit

Juventusi “ngjyrosi” bardhezi Derbin e Italisë. Kampionët në fuqi të Seria A mposhtën mes vështirësive, 2-1 Interin dhe për Wanda Narën e ka një shkak. Agjentja dhe bashkëshortja e ish-sulmuesit të Interit, Mauro Icardi ka pohuar se mungesa e argjentinasit, i cili u transferua gjatë verës te Paris Saint Germain i penalizoi zikaltërit.

“Ne e pamë Inter-Juventusin, natyrisht. Në pjesën e parë, dukej se Interit duhej të bënte më shumë. Këtij derbi i mungoi Icardi, që ka shënuar 8 gola në 11 takime kundër Juventusit. Inter ka humbur një sulmues të mirë, të cilit po ia ndjen mungesën si në kampionat ashtu edhe në Champions League,”- u shpreh Nara në “Tiki Taka”.

Një deklaratë bombastike kjo nga ana e Wandës, që duket se nuk e ka kapërdirë aspak mirë largimin e Icardit drejt kryeqytetit francez. Argjentinasi u transferua te kampionët e Ligue 1 në formulën e huazimit, me të drejtë blerje në fund të sezonit aktual.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Sport

Vasil Ruçi nuk është thjesht një emër në historinë e futbollit vlonjat

Vasil Ruçi nuk është thjesht një emër në historinë e futbollit vlonjat. Ai është një…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Rey Manaj përfshihet në aksident, ku ka rezultuar vetëm dëme materiale

Sulmuesi i Kombëtares shqiptare dhe i skuadrës së Sivasspor-it, Rey Manaj, është përfshirë në një…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Flamurtari i Athinës, një histori vëllazërie përtej kufijve

Pothuajse në të gjitha shtetet e Europës, por edhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës,…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Nesër ndeshja Shqipëri-Angli, policia publikon masat e sigurisë

Policia e Shtetit ka publikuar planin e masave për ndeshjen ndërkombëtare të futbollit Shqipëri –…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Rama reagon pas fitores së Kombëtares në miqësoren me Jordaninë: Kjo Shqipëri të gëzon

Kryeministri Edi Rama, ka reaguar pas fitores 4 me 2 të Kombëtares shqiptare përball Jordanisë,…

LEXO ME SHUME