Categories Lajme

Shqiptarët në Gjykatë për divorce fiktive

Gjykata e Tiranës po përballet me një numër të shtuar padish fiktive për zgjidhjen e martesave, pasi bashkëshortët ndahen me marrëveshje me qëllim që njëri prej tyre të rimartohet jashtë vendit për të siguruar dokumentet e qëndrimit. Ky lloj divorci po ndeshet shpesh në tri vitet e fundit edhe pse palët deklarojnë shkaqe të tjera si motiv të ndarjes.

Avokatja Megi Zonja zbulon për ”Ora News”, se më së shumti synohen dokumentet në Greqi dhe Gjermani. ”Një numër në rritje përsa i përket këtyre martesave, të cilat do ti cilësoja fiktive. Ka pasur një moment që për shkak të gjendjes së rënduar ekonomike kanë emigruar dhe kanë lidhur martesa fiktive, thjesht për tu pajisur me dokumente. Shtete më shumë ka në Greqi, në Gjermani së fundmi”.

Ndërsa për sociologen Arjana Muça, problemet ekonomike janë shkaqet kryesore që çojnë drejt divorcit, pa përjashtuar edhe faktorë të tjerë. ”Po të nisemi nga viti në vit dhe sipas statistikave, ne shohim gjithmonë rënie dhe rritje të numrit të divorceve. Kjo vjen për efekt të disa faktorëve sepse shpesh herë jemi mësuar të dëgjojmë që faktorët socialë, ekonomikë janë kyç, ata që ndikojnë në procesin e divorcit. Një nga faktorët e tjerë që mund të përmendim është dhuna në familje, një nga eksponentët që i çon bashkëshortët drejt divorcit”.

Statistika për divorcet

2019- 621 çështje të përfunduara
2018- 461 çështje të përfunduara
2019- 1532 çështje të reja në gjykatë
2018- 1608 çështje të reja në gjykatë

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Greqia rrit pensionet dhe pagat: 400 euro bonus, paga minimale 1000 euro

Qeveria greke ka prezantuar një paketë të re masash ekonomike për pensionistët, punonjësit e sektorit…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arrestohet shqiptari në Itali me 41 kg drogë të fshehura në kompresor

Një 39-vjeçar shqiptar është arrestuar nga policia italiane pasi në furgonin që drejtonte u zbuluan…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

6 celularë në burgun e Durrësit, dyshohet se u përkasin të dënuarve

Detaje të reja janë zbardhur nga aksioni në burgun e Durrësit, ku u gjetën 6…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zjarri vijon prej 24 orësh në Shkodër, flakët përfshijnë Bardhajt

Zjarri vijon të jetë aktiv prej rreth 24 orësh në kodrat e Bardhajve në Shkodër,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zjarr në Syrin e Kaltër, digjen 4 kioska

Rreth orës 00:05 të datës 6 shtator, një zjarr ra në hyrje të Syrit të…

LEXO ME SHUME