Categories Sport

Shqiptarët në modë në Turqi, Fatih Terim kërkon te Gallatasaraj ish-mesfushorin e Shpresave

Kampionati turk është kthyer kohët e fundit në një strehë për shumë futbollistë shqiptarë të cilët kanë sukses në nvielet më të larta taje. Ndaj klubet turke po shohin gjithnjë e më shumë për përforcime mes shqiptarëve. Listës së gjatë të klubeve që monitorojnë futbollistë shqiptarë i është bashkuar edhe Gallatasaraj. Sipas informacioneve nga Turqia, trajneri i kësaj skuadre, Fatih Terim, ka piketuar përforcimin e radhës për e rreshtimin e tij në Zvicër, më saktësisht te skuadra e Lucernës. Atje po shkëlqen gjithnjë e më shumë 22-vjeçari Idriz Voca, i cili vlerësohet si një nga mesfushorët me tipare mbrojtëse më të mire në kampionatin zviceran. Me një vlerësim prej 4 milionë eurosh të kartonit, Voca është kthyer në një objektiv të Terim, i cili kërkon të përmirësojë skuadrën e tij që nuk është shfaqur në nvielet e kërkuara në pjesën e parë të këtij edicioni. Voca është pjesë fikse e përfaqësueses së Kosovës ku në vitin e fundit ka gjetur hapësira aktivizimi, ndërsa në të kaluarën ka veshur fanellën e përfaqësueses U21 të Shqipërisë në një grumbullim në janarin e vitit 2017 para se t’i bashkohej Kosovës.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Sport

Vasil Ruçi nuk është thjesht një emër në historinë e futbollit vlonjat

Vasil Ruçi nuk është thjesht një emër në historinë e futbollit vlonjat. Ai është një…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Rey Manaj përfshihet në aksident, ku ka rezultuar vetëm dëme materiale

Sulmuesi i Kombëtares shqiptare dhe i skuadrës së Sivasspor-it, Rey Manaj, është përfshirë në një…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Flamurtari i Athinës, një histori vëllazërie përtej kufijve

Pothuajse në të gjitha shtetet e Europës, por edhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës,…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Nesër ndeshja Shqipëri-Angli, policia publikon masat e sigurisë

Policia e Shtetit ka publikuar planin e masave për ndeshjen ndërkombëtare të futbollit Shqipëri –…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Rama reagon pas fitores së Kombëtares në miqësoren me Jordaninë: Kjo Shqipëri të gëzon

Kryeministri Edi Rama, ka reaguar pas fitores 4 me 2 të Kombëtares shqiptare përball Jordanisë,…

LEXO ME SHUME