Categories Lajme

Shqiptarët po i zhdukin një e nga një, kush i vrau dëshmitarët për vrasjen e Zafiropoulos?

Dy shqiptarë kanë vdekur në mënyrë të mistershme në burgun famëkeq të Greqisë, Kordhialos. Duket se vrasja e shqiptarit Albert Bako para dy javësh dhe vrasja e Bardhyl Tushajt një ditë më parë, nuk mund të quhen rastësi.

Nga mediat greke është mësuar se të dy shqiptarët kanë qenë të akuzuar si pjesëtarë në ekzekutimin e avokatit të njohur grek, Mihalis Zafiroplulos. Bako ka qenë i akuzuar si një nga dy ekzekutorët, ndërsa Bardhyl Tusha, si personi që strehoi Bakon dhe Ibrahim Ibrahimaj, si ekzekutorin e avokatit. Thuhet se Tusha i ka strehuar në banesën e tij në lagjen Kalithea.

Në momentin e arrestimit të Tushaj, policia i gjeti në banesë kallashnikovë, pistoleta, dinamitë dhe qindra fishekë. Ai konsiderohej si një ndër kokat e krimit të organizuar të mafies shqiptare në Athinë.

Tushe rezulton se ka qenë prezent në një vrasje të ndodhur në Glifadha, ku dy shtetas shqiptare ekzekutuan pronarin shqiptar të një lokali në këtë zonë, por edhe gjatë një plagosje me armë në sheshin “Davaqi” në lagjien Kalithea, ku sërish viktima ishte shtetas shqiptar. Policia greke thotë se ai është pjesëmarrës në disa vrasje te tjera, por falë aftësive të tij për t’u maskuar i kishte shpëtuar disa herë prangave.

Në tetor të vitit 2017, policia greke e arrestoi së bashku me Albert Bakon dheKlodian Lekocajn në banesën e tij. Ndonëse nuk u akuzua si ekzekutor i Zafiropolos, ai u mbajt në arrest pasi u akuzua për ndihmë të personave në kërkim dhe fshehje krimi, si dhe për armëmbajtje pa leje. Policia greke tha se vdekja e Tushës ndodhi nga mbidoza, por për JOQ Albania, vëllai i viktimës ka dhënë një deklaratë ekskluzive, ku u shpreh se vëllain e tij e kanë helmuar me ushqim policar grekë.

Gjithashtu ai ka thënë se Bardhyli nuk ka qenë në burg si i akuzuar për lëndë narkotike, por për armëmbajtje pa leje. Persona që njohin mirë botën e krimit në Greqi, thonë se Tushe është hequr qafe nga banda e ciganeve në burgun Koridhalos, sikundër edhe Bako, ndërsa Lekocaj, më herët ka denoncuar tentativë helmimi brenda në burg. Madje për këtë qellim, për Lekocajn janë marrë masë shtese sigurie në burgun Koridhalos.

Në të gjitha rastet, gishti tregohet kundër personit që ka pranuar se ka qenë ai që tërhoqi këmbezën në ekzekutimin e Zafiropulos, dhe kreu me dorën e tij, vrasjen e Albert Bakos në oborrin e koridhalos, Ibrahim Hibrahimaj.

Por a është kreu i bandës së ciganëve në Koridhalos, Ibrahim Ibrahimaj, urdhëruesi i vdekjeve të pjesëtareve të bandës së Bakos në burg, apo ai është përdorur prej organizatës kriminale të Aristides Floros, një biznesmeni grek, kreu i një organizata kriminale, që grabiti nëpërmjet një skeme mashtrimi 260 milionë euro nga shteti grek, e në vazhdim, urdhëroi Bakon dhe njerëzit e tij, të heqin qafe avokatët e shtetit të cilët e kishin zbardhur këtë skeme dhe e çuan në burg.

Fakti është që viktima të luftës shumëmilionëshe, janë kriminelë shqiptarë, të cilët përdoren nga më të mëdhenjtë për të larë hesapet mes aferave të organizatave kriminale greke.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

U plagos në sy gjatë protestës, Erjon Vishkulli reagon pas operacionit në Itali: Zoti do të sjellë lehtësim pas vështirësive

Erjon Vishkulli, protestuesi që u plagos në sy me plumb gome gjatë protestës të tre…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Fier/ Arrestohet ish-juristi i Kadastrës, 56-vjeçari akuzohet për shpërdorim detyre në disa raste

Fier/ Arrestohet ish-juristi i Kadastrës, 56-vjeçari ishte shpallur në kërkim nga operacioni “Stolen Land” Policia…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Serbia/ Studentët rrëzojnë dominimin e Vuçiçit, sigurojnë shumicën parlamentare pas dy vitesh protestash

Serbia/ Studentët rrëzojnë dominimin e Vuçiçit, sigurojnë shumicën parlamentare pas dy vitesh protestash Lista Studentore…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shtatë orë në SPAK, flet Behgjet Pacolli: Kam bërë kallëzim penal për Aeroportin e Vlorës

Biznesmeni nga Kosova, Behgjet Pacolli, ka dalë nga ambientet e Prokurorisë së Posaçme pas rreth…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Protesta studentore në ditën e 14-të/ Pedagogët në mbështetje të studentëve, Kovaçi: Do të jemi çdo ditë në protestë

Protesta studentore në ditën e 14-të/ Pedagogët në mbështetje të studentëve, Kovaçi: Do të jemi…

LEXO ME SHUME