Categories Lajme

Shqiptari i penduar rrëfen lidhjet me ma.fian italiane/ Si u shka.tërrua grupi

Mediat italiane kanë përcjellë informacioni se shqiptari Sokol Dervishi i thirrur me nofkën “Codino” (bishtaleci i arrestuar në janar të 2019 është penduar. “Bishtaleci” u arrestua nga autoritet italiane si person i lidhur me mafia e Viterbos, që ka lidhje me mafian kalabreze Ndrangheta. Grupi kriminal vepronte nën komandën e shqiptarit Ismail Rebeshi dhe Dervishi konsiderohej si krahu i djathtë i tij. Ai u arrestua gjatë operacionit të koduar “Erostrato” dhe mediat italiane shkruajnë se Dervishi ka vendosur të bashkëpunojë me autoritetet italiane duke zbardhur elementë të rëndësishëm të mafias viterbeze. “Sokol Dervishi, krahu i djathtë i Isamil Rebeshi ka vendosur të flas më 19 nëntor të 2019 duke kërkuar gjykim të shkurtuar për bashkëpunim me policinë. Madje ka befasuar avokatët mbrojtës të të arrestuarve të tjerë. Para magjistratëve të antimafias italiane Sokol Dervishi ka rrëfyer mbi aktivitetin e grupimit kriminal deri më nëntor të 2018, momenti kur u arrestua dhe kreu i tij Isnail Rebeshi. Sipas rrëfimeve të tij Rebeshi kishte një rol të dorës së parë si brenda klaneve shqiptare ashtu dhe në ato italiane me bazë në Kalabri. Jepte urdhra e komandonte aktivitetin kriminal. Pas arrestimit të tij drejtimin e kishte marrë vëllai i vogëli Isamil Rebeshit, David Rebeshi. Rrëfimet e Sokol Dervishit janë regjistruar nga Antimafia Italiane në dy seanca të ndara e zbardhin detaje dhe mbi të arrestuarit e tjerë të përfshirë në këtë aktivitet kriminal.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

E rëndë në Maliq/ Ndërron jetë në banesë 14-vjeçari, vuante nga epilepsia dhe probleme në zemër

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në fshatin Vreshtas të bashkisë Maliq, ku një 14-vjeçar…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Skandali i ndërtimeve pa leje në Ksamil/ Gjykata liron ish-oficerin Irakli Koçiaj, i vetmi nga 8 të arrestuarit që hetohet në liri

Gjykata e Sarandës ka vendosur këtë të premte masën e sigurisë “detyrim për paraqitje” për…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Korçë/ Shoferi 76-vjeçar përplasi nënë e bir në rrugë, 3-vjeçari ndërroi jetë në spital

Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin Korçë-Ersekë, në afërsi të fshatit Kamenicë, ku…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e premte 12 qershor 2026

Dashi Te dashuruarit do kalojnë një dite paksa te vështirë. Duhet te tregoheni paksa me…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Saranda kryeson listën e destinacioneve bregdetare më të lira në Evropë për verën 2026.

Saranda është renditur në krye të listës së katër destinacioneve bregdetare më të lira në…

LEXO ME SHUME