Categories Lajme

Shqiptari në Ukrainë i bashkohet vullnetarisht ushtrisë: Mirë jam, gjallë, por situata është e rrezikshme

Në konferencën që pati sot me gazetarët në kryeministri, kreu i qeverisë Edi Rama duket se dha një lajm të pakonfirmuar, siç ishte ai për një shqiptar të vrarë në Ukrainë. Rama tha se këtë lajm e kishte mësuar nga mediat, por në fakt duket se informacionin e ka pasur të pasaktë.

Emanuel Bazanji, një shqiptar i cili ndodhet në Ukrainë dhe vullnetarisht i është bashkuar ushtrisë së Ukrainës dhe është pozicionuar në mbrojtje të Kievit ka treguar në lidhje me situatën në Ukrainë.

Gazetari i TCH Muhamed Veliu ka mundur të ketë një komunikim të shkurtër me shqiptarin i cili ka thënë fillimisht “Mirë jam, gjallë”.

Më tej Emanueli ka shkruar: “U bombarduam sot me aviacion dhe helikopter”, ndërsa ka theksuar se situata është e rrezikshme. Emanueli ka thënë ndër të tjera se i duhet të fikë telefonin e tij, pasi sistemi GPS i celularit të tij mund të shërbejë për rusët në identifikimin e vendndodhjes. “Mirë jam. Gjallë…. “, është përgjigja e tij. Më tej Emanueli tregon se çfarë është duke ndodhur në repartin ushtarak ku ai shërben si pjesë e legjionit Gjeorgjian.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Situata me zjarret, 14 vatra mbeten aktive, 9 janë në monitorim!

Ministria e Mbrojtjes ka përditësuar situatën e zjarreve gjatë 24 orëve të fundit. Sipas të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

22-vjeçari shqiptar plagos rëndë marokenin

Një konflikt i nisur dyshohet për motive xhelozie përfundoi në një përleshje të përgjakshme pranë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pranga të riut në Fier! Arrestohet edhe një 60-vjeçar për zjarrvënie, nën hetim dy të moshuar

Policia ka vënë në pranga dy persona si autorë për zjarret në Eskaj e Hasturkas.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Greqia rrit pensionet dhe pagat: 400 euro bonus, paga minimale 1000 euro

Qeveria greke ka prezantuar një paketë të re masash ekonomike për pensionistët, punonjësit e sektorit…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arrestohet shqiptari në Itali me 41 kg drogë të fshehura në kompresor

Një 39-vjeçar shqiptar është arrestuar nga policia italiane pasi në furgonin që drejtonte u zbuluan…

LEXO ME SHUME