Categories Lajme

Shqiptarja 45-vjeçare vritet me thikë nga ish-bashkëshorti

Një ngjarje e rëndë ka tronditur komunitetin e qytetit Tolentino pranë Maceratës në Itali, ku një grua 45-vjeçare me origjinë shqiptare, Gentiana Hudhra, u vra brutalisht me thikë të shtunën pasdite, në një nga zonat më të frekuentuara të qytetit.
Sipas raportimeve të para, autor i dyshuar i krimit është ish-bashkëshorti i saj, një 55-vjeçar shqiptar, i cili e qëlloi disa herë me një thikë kuzhine, përpara kalimtarëve të tronditur në rrugën “Viale Benadduci”.
Viktima ndodhej në trotuar kur u sulmua, dhe pavarësisht përpjekjeve të kalimtarëve dhe shërbimeve të emergjencës, ajo ndërroi jetë në vendin e ngjarjes.
Autori nuk tentoi të arratisej pas sulmit. Ai u gjet nga karabinierët i ulur në një stol pranë vendngjarjes, në gjendje të hutuar dhe nuk bëri rezistencë gjatë arrestimit.
“Bëra atë që duhet të bëja”, mësohet të ketë thënë autori, pas aktit makabër.
Aktualisht ndodhet në paraburgim dhe po i nënshtrohet vlerësimeve mjeko-ligjore për gjendjen e tij mendore.
Gentiana Hudhra kishte jetuar prej vitesh në Tolentino dhe ishte nënë e dy fëmijëve të rritur, 21 dhe 23 vjeç. Çifti ishte ndarë prej tre vitesh dhe, sipas autoriteteve, nuk kishte pasur denoncime të mëparshme për dhunë apo kërcënime.
Policia ka nisur hetimet për të zbardhur motivet dhe rrethanat e ngjarjes, ndërsa po merren në pyetje të afërm dhe persona të njohur të çiftit për të kuptuar nëse kishte sinjale të neglizhuara të rrezikut.
Ngjarja ka ngjallur reagime të forta në opinionin publik italian dhe shqiptar, duke rihapur debatin për dhunën ndaj grave dhe nevojën për masa më efektive parandaluese.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Shtunë 24 Tetor 2026

Dashi Marrëdhënia me partnerin do përmirësohet mjaft gjate kësaj dite. Do i kuptoni gabimet e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

“Mami, kam frikë, mësuesja më godet”/ Nëna e 4-vjeçarit në Korçë rrëfen tmerrin në kopsht: E gjeta duke i bërtitur

Detaje të reja janë zbardhur lidhur me arrestimin e edukatores në Korçë, e cila u…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

LONDËR/ Shkatërrohet grupi i dyshuar kriminal shqiptar pas dy vitesh hetime, 10 të arrestuar!

LONDËR/ Shkatërrohet grupi i dyshuar kriminal shqiptar pas dy vitesh hetime, 10 të arrestuar! Një…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

PROTESTA/ Sindikata e Universiteteve bojkoton sërish mësimin, Kovaçi: Me studentët deri në fund!

Sindikata e Punonjësve të Universiteteve ka bojkotuar edhe këtë të premte, më 23 tetor, procesin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Të dielën nis koha dimërore, akrepat kthehen 60 minuta prapa

Të dielën e fundit të tetorit akrepat e orës do të zhvendosen pas për 60…

LEXO ME SHUME