Categories Lajme

Shqiptarja që u m byt në Itali, nënë e dy fëmijëve

Një emigrante shqiptare është mbytur në plazhin e Metapontos në provincën e Matteras.

Shqiptarja e identifikuar Fatjona Kalimi 26 vjeç e nënë e 2 fëmijëve humbi jetën ndërsa po lahej në detin Jon  së bashku me vajzën e saj 6 vjeçe.

Plazhistët kanë parë nënën shqiptare në vështirësi në ujë dhe roja bregdetare është zhytur menjëhere për ta ndihmuar së bashku me një nënoficer policie i cili ndodhej aty me pushime.

Tentativat për ta rianimuar së bashku me urgjencën mjekësore që mbërriti në plazh nuk mundën ti  shpëtojnë jetën emigrantes shqiptare.  Një problem shëndetësor e ka goditur 26 vjeçaren në ujë duke i marrë dhe jetën.

Në momentin e tragjedisë Fatjona Kalimi po lahej në det së bashku me vajzën 6 vjeçare e cila më ato çaste u vu në rrezik mbytjeje.

Pas kurimit në spital për fat gjendja e saj shëndetësore e vogëlushes është drejt stabilizimit.

Dhjetra raste mbytjeje janë regjistruar këtë verë në bregdetin italian e rekordin e fatkeqësive në ujë e mban provinca e Salentos.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Mërkurë 28 Tetor 2026

Dashi Gjatë gjysmës së parë të ditës ka shumë mundësi që të merrni një lajm…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Lushnjë/ Kapet me heroinë dhe kokainë pranë shkollës, arrestohet 31-vjeçari

Lushnjë/ Kapet me heroinë dhe kokainë pranë shkollës, arrestohet 31-vjeçari, sekuestrohet Audi SQ8 me vlerë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Itali/ Humb jetën në vendin e punës 20-vjeçari shqiptar, u shtyp nga ruli asfaltues

Itali/ Humb jetën në vendin e punës 20-vjeçari shqiptar, u shtyp nga ruli asfaltues Një…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Kosovë! Pas dy ditëve në arrati, kapet autori i ngjarjes

Dy ditë pasi vrau me sëpatë ish-gruan e vëllait, A. S., është arrestuar nga Policia…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Moti sot, kthjellime në të gjithë vendin, ja sa pritet të shënojnë temperaturat

Gjatë ditës së sotme, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike kryesisht të qëndrueshme.…

LEXO ME SHUME