Categories Kuriozitete

Shtëpia shitet për vetëm një euro – mjafton të futeni brenda dhe ta kuptoni pse

Një shtëpi është në shitje për vetëm 1 euro në qytetin e dytë më të madh në Mbretërinë e Bashkuar, por e cila fsheh diçka të tmerrshme brenda saj.

Sipas mediave britanike, përcjell Telegrafi, shtëpia me tre dhoma gjumi në Acocks Green, Birmingham, “krenohet” me një verandë origjinale, gardh të shkurtuar dhe dyer të pikturuara.

Por kjo nuk është një shtëpi ashtu siç do të donte një blerës potencial, pasi një vështrim përmes vrimës kyçe tregon se pse është në treg për një çmimi të tillë.

Një grumbull rrënojash, një tualet i thyer dhe kuzhinë e shkatërruar do të thotë se çdo blerës i mundshëm do të ketë punë të madhe për ta bërë atë të banueshme.

E ashtuquajtura “shtëpia e tmerrshme” ajo është në ankand për 1 euro nga SDL Auctions.

Në katin e parë, prona ka një korridor dhe kuzhinë dhe dy dhoma pritjeje, me vendin për zjarr të viteve 1930.

Salla e përparme ka një dritare të madhe, ndërsa dhoma e prapme e pritjes ka dritare franceze që çojnë në kopsht.

Sipër shkallëve ka tre dhoma gjumi dhe një banjo.

Jashtë ka një oborr të vogël në pjesën e përparme dhe një kopsht të pasmë me madhësi të mirë.

Bëhet fjalë për një shtëpi e cila gjendet në një rrugë me dyqane dhe lidhje të afërt me një stacion hekurudhor – dhe është vetëm gjashtë milje nga qendra e Birminghamit – rrugë ku çmimi mesatar i një shtëpie arrin deri në 200,000 funte.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Kuriozitete

Horoskopi ditor për SOT, e Hënë 31 Gusht 2026

Dashi Duhet të tregoheni më seriozë me çështjet tuaja financiare. Tregoni më shumë kujdes me…

LEXO ME SHUME
Categories Kuriozitete

Horoskopi ditor për sot, e Shtunë 29 Gusht 2026

Dashi Do diskutoni gjere e gjate sot me atë qe keni ne krah, megjithatë serish…

LEXO ME SHUME
Categories Kuriozitete

Horoskopi ditor për sot, e Premte 14 Gusht 2026

Dashi Ka shume mundësi qe jeta juaj ne çift te mbetet delikate sot sepse ju…

LEXO ME SHUME
Categories Kuriozitete

Horoskopi ditor për sot, e Premte 19 Qershor 2026

Dashi Bëni edhe pak durim në dashuri, për orët në vijim. Ky është një moment…

LEXO ME SHUME
Categories Kuriozitete

Horoskopi ditor për sot, e Shtunë 23 Maj 2026

Dashi Jeta juaj ne çift do jete gjate gjithë kohës e mbrojtur sot. Do merreni…

LEXO ME SHUME