Sali Berisha publikoi një video në Facebook, ku duket Edi Rama në fushatë teksa thotë se shtëpitë e banorëve të Tiranës nuk do të prishen, edhe nëse nuk kanë legalizimin, pasi janë ndërtuara me para gjaku.
Sipas Berishës, kryeministri në kohën kur i duheshin votat ai i mbronte shtëpitë, por shton se Edi Ramës tani i duhen paratë e drogës dhe nuk e ka mendjen tek qytetarët, duke iu referuar prishjes së planifikuar të banesave tek zona e Astirit, ku do të fillojnë punimet për Unazën e Re.
“Dyfytyresia eshte pafytyresi!. Kur i duheshin votat Kallam Deshtakut shtepite nuk prishen. Tani i duhen parate e droges rrafshohen mbare! Sb”, shkruan Berisha.
“Kjo çështje është njësoj si gjithë të tjerët. Ne e kemi marrë angazhimin do të bëjmë një proces serioz, ta mbyllim këtë histori se nuk është puna e legalizimit në kuptimin që mos të prishet shtëpia. Se shtëpitë nuk prishen gjithsesi. Puna është që ato janë kapitale të vdekura. Se janë investime të bërë me kursime me gjak”, shprehej Rama.
