Categories Lajme

Shtetësja shqiptare grabitet në Pejë, policia arreston të miturin

Një fëmijë i mitur, së bashku me dy persona të tjerë të cilët e kanë ndihmuar, janë arrestuar në Pejë, pas vjedhjes së një çante nga një shtetase e Shqipërisë Sipas Policisë, shtetasja e Republikës se Shqipërisë, ka deklaruar se ishte ndalur në rrugën ’Adem Jashari’ dhe kishte hyre në një market, veturën e saj e kishte lenë të parkuar afër marketit dhe në veturë kishte pasur çantën e saj personale.

“Pasi ka dalë nga marketi ka hyrë në veturë, ka vërejtur se i mungon çanta qe e kishte pasur aty. Viktima në çantë ka pasur të holla dhe dokumente si në vijim, 2500 franga në bankënota të ndryshme dhe 500 euro, dokumentet e makinës, patentë shoferin, pasaportën e Republikës së Shqipërisë. Njësiti i hetimeve, stacioni policor Pejë, menjëherë ka vazhduar intenzivisht me veprimet hetimore, me ç‘rast sot me datë 22.12.2019 rreth orës 04:00 në një lokal është arritur të identifikohet, arrestohet i dyshuari i rastit të iniciuar të veprës së vjedhjes, shtetasi shqiptar kosovar ( i mitur ), së bashku me dy persona tjerë, të cilët gjithashtu janë të dyshuar lidhur me rastin për ‘Dhënie të ndihmës pas kryerjes së veprës penale’. I dyshuari me aktvendim të Prokurorit të shtetit është ndaluar për 48h. Rasti me kallëzim penal dërgohet ne Prokurorinë Themelore Pejë”, thuhet në njoftim.

Policia e Kosovës apelon të qytetarët dhe kërkon nga ata që të kanë përkujdesje të shtuar ndaj pronësisë së tyre./KosovaPress/

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

E rëndë në Maliq/ Ndërron jetë në banesë 14-vjeçari, vuante nga epilepsia dhe probleme në zemër

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në fshatin Vreshtas të bashkisë Maliq, ku një 14-vjeçar…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Skandali i ndërtimeve pa leje në Ksamil/ Gjykata liron ish-oficerin Irakli Koçiaj, i vetmi nga 8 të arrestuarit që hetohet në liri

Gjykata e Sarandës ka vendosur këtë të premte masën e sigurisë “detyrim për paraqitje” për…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Korçë/ Shoferi 76-vjeçar përplasi nënë e bir në rrugë, 3-vjeçari ndërroi jetë në spital

Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin Korçë-Ersekë, në afërsi të fshatit Kamenicë, ku…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e premte 12 qershor 2026

Dashi Te dashuruarit do kalojnë një dite paksa te vështirë. Duhet te tregoheni paksa me…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Saranda kryeson listën e destinacioneve bregdetare më të lira në Evropë për verën 2026.

Saranda është renditur në krye të listës së katër destinacioneve bregdetare më të lira në…

LEXO ME SHUME