Categories Lajme

Shtetet e Bashkuara i shesin Ukrainës raketa antitank

Pas kongresit, tani edhe qeveria në Uashington ka rënë dakord për shitjen e raketave Javelin në Ukrainë. Tek ky furnizim në vlerë 19 miliardë dollarë bëjnë pjesë edhe pajisjet e tjera përkatëse të armatimit, bëri të ditur Ministria e Jashtme amerikane. Shitja është në interesin kombëtar të SHBA dhe do t’i ndihmojë Ukrainës të mbrojë “sovranitetin dhe integritetin e saj territorial”.

SHBA e mbështesin që nga viti 2014 Ukrainën, pasi Rusia aneksoi Gadishullin e Krimesë. Për sigurimin e raketave Javelin, qeveria në Kiev ka kohë që përpiqet. Ky tip është një raketë mbrojtëse e re e prodhuar nga Raytheon dhe Lockheed, dhe mundet që në distancë të madhe të përdoret kundër tankeve, automjeteve të blinduara dhe bunkerëve. Operatori duhet vetëm të fiksojë objektivin, pastaj raketa e gjen vetë atë. Në luftën në Lindje të Ukrainës, kjo shihet si një avantazh, për shkak se luftimet zhvillohen në rajone shumë të populluara.

Presidenti i sapozgjedhur ukrainas, Selenskyj foli me presidentin amerikan për këtë armë. Marrëveshja ishte gati e përfunduar. Miratimi veçse bëhet dy javë pas bërjes publike të aferës së Ukrainës në Uashington. Demokratët akuzojnë presidentin Trump, se e ka vënë Selenskyjn nën presion për të ndikuar hetime kundër rivalit të tij, Joe Biden. Ata kanë filluar ndërkohë në Dhomën e Përfaqësuesve me mbledhjen e informacionit për një procedurë të mundshme shkarkimi kundër presidentit, Trump.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

E rëndë në Maliq/ Ndërron jetë në banesë 14-vjeçari, vuante nga epilepsia dhe probleme në zemër

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në fshatin Vreshtas të bashkisë Maliq, ku një 14-vjeçar…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Skandali i ndërtimeve pa leje në Ksamil/ Gjykata liron ish-oficerin Irakli Koçiaj, i vetmi nga 8 të arrestuarit që hetohet në liri

Gjykata e Sarandës ka vendosur këtë të premte masën e sigurisë “detyrim për paraqitje” për…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Korçë/ Shoferi 76-vjeçar përplasi nënë e bir në rrugë, 3-vjeçari ndërroi jetë në spital

Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin Korçë-Ersekë, në afërsi të fshatit Kamenicë, ku…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e premte 12 qershor 2026

Dashi Te dashuruarit do kalojnë një dite paksa te vështirë. Duhet te tregoheni paksa me…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Saranda kryeson listën e destinacioneve bregdetare më të lira në Evropë për verën 2026.

Saranda është renditur në krye të listës së katër destinacioneve bregdetare më të lira në…

LEXO ME SHUME