Categories Lajme

Shteti i Kuvajtit solidarizohet me Shqipërinë, ndihma për të prekurit nga tërmeti

Shteti i Kuvajtit iu bashkua vendeve të tjera që janë solidarizuar duke dërguar ndihma për të përballuar situatën e krijuar pas lëkundjeve të tërmetit të datës 21 shtator që shkaktuan dëme të konsiderueshme në Tiranë dhe Durrës.

Ambasada e Kuvajtit nëpërmjet fondacioneve bamirëse kuvajtiane në vendin tonë, dorëzoi 2000 pako me nga 25 kg ushqime bazë pranë magazinave të Rezervave Materiale të Shtetit.

Në dorëzimin e këtyre pakove ishte i pranishëm zëvendësministri i Mbrojtjes Petro Koçi, ambasadori i Kuvajtit në Shqipëri Fayez Mishari Al Jassim, drejtori i Përgjithshëm i Emergjencave Civile, Haki Çako dhe drejtori i Përgjithshëm i Rezervave Materiale të Shtetit Paulin Luli.

Zëvendësministri Koçi falënderoi në emër të qeverisë shqiptare Shtetin e Kuvajtit duke vlerësuar rolin e ambasadorit Al Jassim për angazhimin e tij personal pas lëkundjeve të 21 shtatorit.

“Dua që të shpreh mirënjohjen e përzemërt në emër të qeverisë, natyrisht të Ministrisë Mbrojtjes për Kuvajtin i cili nuk është hera e parë që asiston në rastet e fatkeqësisë natyrore. Një pjesë e këtyre ndihmave ka shkuar drejt për drejt për bashkitë përkatëse Tiranë dhe Durrës. Ndërsa sot kemi një ndihmë tjetër e cila i dorëzohet rezervave të shtetit dhe më pas do të menaxhohet nga Emergjenca jonë civile që do ti shpërndahet njerëzve në nevoje.”

Nga ana e tij ambasadori i Kuvajtit Fayez Mishari Al Jassim foli për përmbajtjen e pakove dhe i cilësoi këto si ndihma paraprake për banorët e prekur.Më herët, Ambasada e Kuvajtit ka kontribuar me ndihma edhe pranë bashkive Tiranë, Durrës dhe Elbasan, të cilat u prekën nga tërmeti i 21 shtatorit.

Ceremonia e dorëzimit të ndihmave

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

E rëndë në Maliq/ Ndërron jetë në banesë 14-vjeçari, vuante nga epilepsia dhe probleme në zemër

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në fshatin Vreshtas të bashkisë Maliq, ku një 14-vjeçar…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Skandali i ndërtimeve pa leje në Ksamil/ Gjykata liron ish-oficerin Irakli Koçiaj, i vetmi nga 8 të arrestuarit që hetohet në liri

Gjykata e Sarandës ka vendosur këtë të premte masën e sigurisë “detyrim për paraqitje” për…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Korçë/ Shoferi 76-vjeçar përplasi nënë e bir në rrugë, 3-vjeçari ndërroi jetë në spital

Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin Korçë-Ersekë, në afërsi të fshatit Kamenicë, ku…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e premte 12 qershor 2026

Dashi Te dashuruarit do kalojnë një dite paksa te vështirë. Duhet te tregoheni paksa me…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Saranda kryeson listën e destinacioneve bregdetare më të lira në Evropë për verën 2026.

Saranda është renditur në krye të listës së katër destinacioneve bregdetare më të lira në…

LEXO ME SHUME